Kur hartën e shezlongeve e ndan pushka

Kur hartën e shezlongeve e ndan pushka

Foto ilustruese

E kemi ndarë plazhin copa-copa duke ua hequr qytetarëve e duke ua dhënë bizneseve duke mos mbetur asnjë centimetër bosh. Dhe në këto pasoja do jemi. Do vriten mes njëri-tjetrit për hapësira që edhe ligjërisht nuk janë në pronësi të tyre, por të marra me qera si zonë ranore dhe që janë hapësira publike. A e keni parë bregdetin e Vlorës dhe të Durrësit? Për të shkuar më tej, në Shëngjin e Velipojë ku hapësirat e marra në shfrytëzim për vendosjen e çadrave dhe shezlongeve janë ngjitur e sipër njëri-tjetrit e ku as mund të mendosh të ngresh çadrën në qejfin tënd. Për të mos përmendur pastaj bregdetin e Jugut ku mungesa e hapesirave publike të kombinuara me çmimet e kripura të akomodimit buzë detit është një realitet tjetër absurd. Siç do jetë absurd për çdo evropian kur të lexojë lajmin se në Shqipëri vriten katër vetë për hapësirë shezlongesh. Çmenduri. Sepse ai nuk mund të imagjinojë se përveç çështjes së pazgjidhur të pronave, të ketë një vend me kaq babëzi të madhe dhe për hapësira publike. Nuk mund të imagjinojë që pushteti lokal e kushdo tjetër, e ka më thjeshtë të marrë një taksë qesharake e t’ia lë bregdetin privatit sesa ta vërë në funksion të qytetarëve të vet.

Kush ka qenë jashtë, qoftë dhe në vendet ku turizmi është industri e vërtetë, në Itali, Spanjë a Greqi, nuk ka parë të zihet e gjithë hapësira bregdetare dhe tu shpërndahet me hartë bisneseve që duan ta shfrytëzojnë. As që mund të mendohet kjo. Së pari hapësirat e marra në shfrytëzim janë shumë më të vogla, duke respektuar më parë hapësirën e turistëve të thjeshtë, por ato janë dhe larg njëra-tjetrës si biznese. Ndërsa këtu plazhi ndahet me hartë, dhe aty ku nuk e ndan mirë kompasi, hartën e shezlongjeve e ndan pushka. Në këtë çmenduri është hipokrite më pas të bësh moralistin dhe të çuditurin se sa dhimbje arrijmë ti shkaktojmë njëri-tjetrit qoftë edhe për ca shezlongje. Kjo, sepse zanafilla e kësaj patologjie ku zgjedhja kërkohet nëpërmjet armëve vjen nga babëzia. Babëzia për të zaptuar dhe përfituar nga çdo anë dhe ku shteti herë ka mbyllur sytë e herë ka bërë të dobëtin.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)