Kur Lulzim Basha kërcënon me kthim në krye të PD

Kur Lulzim Basha kërcënon me kthim në krye të PD

Lulzim Basha

Tërheqja e disa kandidatëve të PD-së zyrtare nga gara e 14 majit tregoi se pjesa në minorancë e kësaj partie nuk ka shumë probleme mes të vetëve. Ajo ka vetëm një problem të vetëm. Quhet Lulzim Basha. Kryetari që qendroi në detyrë 9 vjet dhe që në 21 mars të vitit të kaluar dha dorëheqjen, vijon të jetë problem kryesor rreth të cilës rrotullohet edhe sot kjo parti. Kjo nuk do të thotë rrjedhimisht që Sali Berisha është i përjashtuar nga përgjegjësia për atë që po ndodh në PD. E theksoj këtë se të jesh sot i pozicionuar në ekstrem për zhvillimet në këtë parti nuk është vetëm si të ushtrosh një sport. Për një pjesë duket hapur se ka një tendencë nëpërmjet të cilës nuk janë të paktë ata që presin të përfitojnë nga momenti “the day after”. Të tjerë që vendosin gishtin në plagë duke mbajtur qendrimin realist se kjo parti është dëmtuar aq rëndë sa është e vështirë të ringrihet. Këta duken të përjashtuar nga të dy grupimet. I vetmi pozicion “komod” gjendet te ata që qendrojnë si në llogore lufte: ose janë pro Berishës, ose janë kundër Berishës dhe pro Bashës dhe Alibeajt. Një sjellje vërtetë orientale dhe e prapambetur komuniste dhe aspak realiste. Por e vërteta është e hidhur, por vetëm nëpërmjet saj zgjidhet situata.

Vërtetë Berisha e shkundi mirë PD-në nga apatia. Vërtetë Berisha, edhe pse me jo pak probleme gjatë një procesi gjithëpërfshirës, e futi këtë parti në rrugën normale të demokratizimit, ka një përgjegjësi për mosmbajtjen e një premtimi madhor që në nisje të aksionit “Foltore”, bashkimin e kësaj partie.

Por këtu analiza përfundon. Berisha po shkon 79 vjeç dhe nuk mund ta quajmë e ardhmja e PD-së. Ajo që i vlen kësaj partie por edhe të gjithë opozitës është përçarja dhe ndarja e saj në dy pjesë, për të mos thënë edhe më shumë. Vendimi i gjykatës për përkatësinë e vulës në favor të grupimit të Enkelejd Alibeajt krijoi një perceptim sikur ky grupim do ringjallej dhe me vulën në xhep do organizohej dhe jo vetëm do forconte pozitat por edhe do rriste mbështetësit e saj duke i bërë opozitë të fortë qeverisjes Rama. Por kjo jo vetëm nuk ndodhi, por tashmë të gjithë jemi të qartë se ky grupim vuan nga sindroma “opozita e opozitës së opozitës së vulës”.

Kandidimi në zgjedhjet lokale të 14 majit në vetëm 14 bashki nga 61 që ka vendi, tërheqja e tre kandidatëve dhe mosmiratimi i tre kandidatëve të tjerë nga zgjedhjet dhe mosgjetja e kandidatëve për këshillat bashkiakë janë shëmbëlltyra se ky grupim ka dështuar me sukses. Për të mos shkuar te cilësia e kandidatëve. Përjashtim mes tyre bën vetëm Roland Bejko që kandidon për Tiranën. Ndaj tij mund të mos jesh dakord me disa qendrime, por gëzon një status me nivel të lartë, emër me integritet dhe ka kontribute të pamohueshme në këtë parti.

Kandidatët e tjerë nuk të thonë asgjë dhe nuk beson kush se ndonjë prej tyre të marrë aq vota sa të fitojë ndonjë bashki. Përfundimisht, edhe stoicizmi dhe qendrueshmëria permanente e kryetarit të komanduar Enkelejd Alibeajt tashmë nuk ka më sens. Vështirë se Alibeaj aktualisht ka shumicën edhe në grupin e vogël të PD-së zyrtare.

Por përse erdhi kjo situatë?

Vetëm një javë më parë, në ekranet e televizioneve u shfaq papritur Lulzim Basha. Bëri një inkursion nëpër disa emisione “krejt rastësisht” siç di ti bëjë vetëm ai. Gazetarët e tregojnë si histori plot hilaritet. Paraqiste vetë kërkesën për të dhënë intervistë me kushtin që e vetmja temë për pyetje të ishte Kosova dhe ai vetë të dilte në skype. As që bëhej fjalë që gazetari duhet ta pyeste për “bombën” që ka rënë në opozitë me justifikimin se “ashtu është një punë”. Mes dilemës së si mund të bësh një intervistë me Lulzim Bashën pa e pyetur për zhvillimet në partinë që e drejtoi për 9 vjet, një pjesë e moderatorëve e kapërcyan situatën. E morën në intervistë, por gjithçka por ishte një disaster e vërtetë. Edhe ndonjë koleg që u përpoq “ti dilte nga fjala” duke i bërë pyetjet më normale në botë, përgjigja e tij ishte se “sot do flas vetëm për Kosovën”. Në fakt, dalja e tij ishte thjesht një “taaaa” në ekran. Ishte një sjellje në vëmendje se një ditë “unë mund të kthehem në krye të PD” dhe kaq. Kjo dalje ishte tatim pulsi për ata në PD-në zyrtare më shumë. Ndërkohë, në një prononcim në ecje e sipër pranë parlamentit me disa reporterë të politikës Basha dukej edhe më qesharak teksa nxitonte hapin a thua se ku po shkonte dhe përgjegjej shkurt “do merrte pjesë në fushatë duke mbështetur kandidatët e PD” duke menduar se kështu do ti bënte që 3 milionë shqiptarë do pyesin: Vallë, a do kthehet ky një ditë? Dhe këto zera janë shtuar ditët e fundit se Basha pothuajse kërcënon me një rikthim në krye të PD. Pra, njeriu që e shkatërroi Partinë Demokratike me të dyja duart duke e sjellë atë në pikën më të ulët të kuotave të saj. Ai që lejoi dualizmin politik në drejtimin e një partie jo vetëm vetëm si perceptim. Ai që e përçau këtë parti duke shuar opozitarizmin. Ai që e çoi nga humbja në humbje këtë parti e megjithatë e quante fitore. Ai që dështoi në çdo aksion politik. Ai që tashmë ka mbi supe dhjetra akuza bashkëpunimi me qeverinë dhe ai që ka mbi super akuza për mosdeklarim të burimit të parave me bazë ruse, befas po tremb PD-në se do kthehet. Pikërisht ky, gati sa nuk thotë “gjeni vrimë dhe futuni” kur të vi unë. Dhe ajo që të lë të kuptosh akoma më qartë ështe se dorëheqja e tij paska qenë jo vetëm e pasinqertë, por edhe si pjesë e një plani të qartë për tu kthyer në krye të PD. Mjafton të bëjmë një verifikim të vogël. I kthehemi edhe një herë datës 21 mars 2002 kur ai deklaroi para mediave se jepte dorëheqjen nga drejtimi i PD. Ndërkohë u zbulua se tre ditë përpara kësaj dorëheqjeje, pra më 18 mars Lulzim Basha ka firmosur një delegim kompetencë që drejtuesit e PD Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi ose Indrit Sefa të autorizoheshin si përfaqësues të PD në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Për ta bërë edhe më konkrete po e sjellim të plotë deklaratën e bërë nga Basha më 18 mars:
“Unë, Lulzim Basha, me funksion kryetar i Partisë Demokratike, lidhur me zgjedhjet vendore 2023, sipas datës së caktuar nga Dekreti i Presidentit të Republikës, në përmbushje të kompetencave të kryetarit të Partisë, autorizoj ushtrimin e tyre nga nënkryetari i Partisë z. Enkelejd Alibeaj; dhe/oseSekretari i Përgjithshëm z. Gazment Bardhi; dhe/ose Sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore z. Indrit Sefa”.

Lexojeni mirë! Mban firmën e Lulzim Bashës. Fiks fare kjo është një mungesë serioziteti politik në kufijtë e qesharakes. Besohet se këtë duhet të kenë patur parasysh disa eksponentë të PD që e kanë mbështetur Bashën gjatë përplasjes së madhe por nuk pajtohen me të në këtë moment. Nënkryetarja Jorida Tabaku, ajo që besohej si mbështetësja kryesore ndaj tij, e ka thënë hapur dhe qartë mendimin në një nga prononcimet e fundit:
“Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen, Lulzim Basha është e shkuara e PD, ne duhet të shohim nga e ardhmja. Shiheni datën është autorizim i datës 18 Mars 2022”.

Pa ashtu edhe disa deputetë të tjerë si Dashnor Sula që thotë se i çon në pikën zero. Dhe kanë të drejtë. Është absurde të mendosh se si autori i asaj që po ndodh në PD kërkon të kthehet në krye të PD. Pret që PD e Berishës të humbasë dhe të thotë që pikërisht ai është fajtori dhe se vetë ky nuk mban përgjegjësi sepse nuk ishte pjesë e zgjedhjeve. Por që në fakt të gjitha këto që po ndodhin dhe që pritet të ndodhin janë pasoja të asaj që ai gatoi. Dhe tani synon të kthehet sërish. Sigurisht nga dera e pasme. Atje nga ku hyri në vitin 2013 me bekimin e Berishës. Por këtë herë jo vertëm atë por gjithçka e ka kundër. Kishte 9 vjet kohë dhe rezultati i tij ishte shkatërrimi i partisë. Një Zot e di se çfarë kërkon sërish.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Begu: 03/04/2023 12:43

    KURXHE NUK BEHET ME KEQ,KJO AS QE KE MBETUR PER ME MIRE1

    Përgjigju
  • Den: 03/04/2023 10:43

    Mos ka ndonje gabim ne emrin e autorit?Ne fakt me bukur nuk e shkruante berisha ose ky ka kopjuar fjalimet e berishes.PD gjithemone e ka drejtuar berisha,nuk kish shans qe te merrej ndonje vendim madhor pa pelqimin e berishes,Luli thjesht ishte kancelar dhe per kete ka talent

    Përgjigju
    • Italja si moter: 03/04/2023 12:21

      M... i jati ,m.. i biri ,mut ai qe beri te atin .saliu ,lulushi jane njesoj ,po te kishte degjuar lulushi nuk do te kishin perfunduar me lufte por ata luftojne per interesat e tyre pd nje parti antishqiptare .

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë