Kohët e fundit, biseda të shumta, takime politike dhe pothuajse të gjitha mediat tona janë mbushur ditë pas dite me parashikime dhe vlerësime rreth protestës së Partisë Demokratike, të lajmëruar për t’u zhvilluar në qendër të Tiranës më 20 shkurt. A do të ketë gjatë saj akte të dhunshme apo vrundull trazirash? Disa e cilësojnë këtë ngjarjeje të ardhshme si 14 shtatori i shkurtit, të tjerë si një dështim i fundmë i lidershipit të djathtë.
Ka edhe nga ata që e vështrojë atë si fillim të shkërthjes ose copëzimit të forcës kryesore të opozitës parlamentare, ndërsa përgojuesit më të matur thonë që informacionin nëse do të ketë apo jo trazira e kanë organizatorët e protestës. Ndërkohë që nuk duket fort e nevojshme të pyeten këta të fundit, ngaqë gazeta “RD”, organ zyrtar i Partisë Demokratike, para pak ditësh botonte me foto dhe gërma të mëdha kryeartikullin e numrit të rradhës, nën titullin “Pranvera e Bosnjës po afron në Tiranë”, duke njoftuar se, sipas kësaj gazete: “Shkëndijat e para janë dhënë. Është vetëm çështje kohe”.
Është jo fort e mundur të shprehësh paraprakisht siguri të plotë për saktësinë e këtij njoftimi, apo qoftë edhe ta konsiderosh atë si një indicie. Por, sidoqoftë, kur kalendari na tregon që tani jemi në prag të 20 shkurtit, preokupimi i një mase të madhe qytetarësh, veçanërisht të atyre që banojnë në Kryeqytet, më së shumti lokalizohet te qëndrimi që do të mbajnë nesër forcat e Policisë së Shtetit, veçanërisht ato të rendit, nëse do të jenë ato në gjendje të sigurojnë zhvillimin normal të protestës dhe aq të kujdesshme sa të mos bien pre e provokimeve të elementëve të caktuar në rradhët e protestuesve.
Duke e konsideruar këtë preokupim si krejt normal, për shkak edhe të precedentëve të mëparshëm, vetvetiu shtrohet pyetja që u vu në vend të titullit të këtyre rradhëve. Ndërsa, nga literatura politike dhe jurisprudenca ndërkombëtare, po veçojmë një përgjigje të kësaj pyetjeje, ndoshta më të qartën, më konkreten, më lakoniken, të shprehur plot 5 vjet më parë gjatë shpalljes së një vendimi të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, për çështjen ‘A etj. kundër Britanisë së Madhe’ (19 shkurt 2009).
“Forca e demokracisë matet pikërisht kur një rrezik kërcënues nuk shtyn në trajtime çnjerëzore, duke dëshmuar kështu forcën e ligjshmërisë” – është shprehur Gjykata me seli në Strasburg, që ka shënuar në këtë rast lindjen ndërkombëtarisht të një mentaliteti të ri mjaft përparimtar për të drejtat e njeriut. Në vendimin e përmendur bëhet edhe dallimi midis torturës, trajtimit çnjerëzor apo poshtërues, duke sqaruar që ky i fundit kuptohet kur vuajtja i tejkalon kufijtë e kufizimit të lirisë personale, ndërsa me torturë kur person/it/ave i/u bëhet një trajtim posaçërisht i keq, që sjell vuajtje mizore e të mëdha, më tepër se sa trajtimi çnjerëzor apo poshtërues.
Në këtë kuptim, të drejtat themelore të njeriut, së paku thelbi i tyre, nuk mund të saktifikohen plotësisht për hir të asnjë interesi publik, sepse - midis të tjerash - ato kanë ekzistuar edhe më përpara se sa kanë lindur dhe funksionuar administratat shtetërore. Një praktikë e tillë gjyqësore ka sjellë si rrjedhojë përfshirjen e situatave të reja në rendin juridik të shteteve, që kanë miratuar, ratifikuar dhe vendosur zbatimin e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Prandaj, për shembull, kur para disa vitesh në Itali studentët gjatë një proteste paqësore arritën të vërshojnë deri edhe brenda Senatit, nuk u ndërmorrën ndaj tyre masa të ashpra represive. Ndërsa, kur gjatë tubimeve të rinisë greke nëpër rrugët e Athinës u vra një 15 vjeçar, polici që shtiu me armë zjarri mbi adoleshentin vazhdon të vuajë dënimin penal me burgim të përjetshëm.
Ndërkaq, gjithashtu, pretendohet që universaliteti i të drejtave të njeriut është veçse një mit dhe se në fakt këto respektohen në vende të ndryshme në bazë traditave kulturore apo përgatitjes politike të tyre. Dhe, nuk mund të mos pranohet që në hapësirat evropiane jetohet një periudhë multikulturore, kur në vende të caktuara me zhvillime të ngadalta çdo politikë çdo reagim apo referim tjetër për formën e jetesës së popullit (duke e konsideruar këtë më pak të vlefshme) nuk i trajton qytetarët me respektin dhe kujdesin e duhur.
Një realitet ky, që dëshmohet edhe nga disa rrethana të caktuara në Shqipërinë e dy dekadave të fundit dhe që provon gjithashtu reminishencat diktatoriale të një personaliteti aksidentalisht publik, i cili ka frymëzuar dhe transmetuar prirje negative te mbështetësit e vet. Rreth këtij konstatimi të fundit mjafton të kujtojmë që më 28 shkurt të vitit 1998 një gazetë prestigjioze gjermane, ‘Sűddeutsche Zeitung’, e prezantonte Sali Berishën me këtë cilësim: si kryeministër - një katastrofë; si lider i opozitës – një element i rrezikshëm. Që atëhere nuk kaluan veçse pak muaj, si edhe vitet e mëtejshme, që ky udhëheqës (alias) i ruajti me konsekuencë tiparet e një portreti të tillë.
Ishte 14 shtatori i ’98 – s, kur i zbuar nga pushteti si i padenjë, marshon - në mungesë të ushtrimit të forcës së ligjshmërisë - në krye të disa bashibozukëve që, veç të tjerash, i rrëmbyen Gardës së Republikës edhe tanke e autoblinda, për të shqyer portën e selisë së Këshillit të Ministrave me arkivolin e një viktime të bërë kurban nga mendje djallëzore.
Më tej, po ky personazh, protagonist i katrahurave politike, ekonomike dhe social – kulturore, nga pozitat e kryeministrit të vendit shkaktoi atë që thirret prej tre vitesh si ‘Masakra e 21 janarit’, duke ndërsyer egërsisht gardistët për të qëluar me plumba të hekurt, përpara selisë së tij, të fundmit e protestuesve të shpërndarë, të pafajshëm dhe të pambrojur, duke injoruar në drtë të diellit forcën e demokracisë dhe shkelur me të dyja këmbët parimet e saj, si edhe duke shpërfillur ndërmarrjen e masave paraprake për shpërndarje të tubimeve, që i parashikonte neni 11/2 i KEDNJ dhe legjislacioni ynë shtetëror.
Dhe, sikur të mos mjaftonte kjo, trupa të policisë speciale pllakosën me një tërbim, që vështirë të përshkruhet brenda pak rradhëve, edhe mbi ca të moshuar të ngratë, që ende nuk e kishin marrë veten nga lemeria e shkaktuar prej kësaj mynxyre. Ndërkohë që në një komisariat të Tiranës, forca policore të tjera ushtronin jo vetëm dhunë, por edhe tortura makabre ndaj 138 të rinjve të arrestuar si pjesëmarrës të asaj proteste paqësore, çka e ka denoncuar ashpër dhe publikisht, atëhere dhe tash së fundmi, edhe Zyra e Komisionerit për të Drejtat e Njeriut i Këshillit të Europës.
Por, edhe pas zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, kur populli e rrëzoi përsëri regjimin pushtetor të Sali Berishës, nëpërmjet zgjedhjeve të përgjithshme, të vlerësuara edhe ndërkombëtarisht si më të drejtat dhe të lirat e zhvilluara deri tani në Shqipëri, ai asnjë ditë nuk ka ndejtur pa shfryrë dufin dhe inatin e tij, herë me fyerje në rrjetin social FB, herë me shpifje në Parlament dhe herë me deklarata kërcënuese nga studiot televizive, ndaj spektrit të majtë që shkëlqeu bindshëm në ato zgjedhje dhe që prej gjashtë muajsh qeveris vendin në kushtet e bilanceve dhe tregueve shumë të ulët që trashëgoi.
Sidomos muajin e fundit, që kur lidershipi i opozitës aktuale shpalli 20 shkurtin si datë e marshimit të falangave të veta, optikat e gërvishtura keqas të Sali Berishës dhe megafonëve të tij e kanë vështruar atë si një mjet “për të tërhequr zvarrë bijtë e etërve të përmbysur” (‘RD’, 17.02.2014).
Duke u qëndruar parashikimeve rreth zhvillimeve të kësaj date, pra, për shmangie të disa personave apo rreshtave të këtij “marshimi” nga karakteri paqësor i një proteste, karakter ky që përbën edhe detyrimin për çdo veprimtarie të kësaj natyre në vlerësim të përcaktimeve për të drejtën e tubimeve dhe të lejeve së dhëna nga organet e Policisë së Shtetit, roli i këtyre organeve merr rëndësi të veçantë, si një nga mekanizmat që duhet të ruajë dhe konsolidojë fizionominë e shtetit të së drejtës.
Pra, të respektojë edhe liritë themelore të njerëzve, siç është ajo për tubime paqësore, edhe barazinë e qytetarëve përpara ligjit, duke paralizuar me forcën e këtij të fundit çdo përpjekje për të rrëmbyer pushtetin në mënyrë të dhunshme. Ky mision, në përmbajtjen profesionale të tij përjashton ndërkohë brenda vetes çdo mllef të verbër dhe veprim arbitrar, që nesër do ta ndante 20 shkurtin e këtij viti nga 14 shtatori i 1998 - s dhe nga 21 janari i 2011 - shit, që do të maste në sytë e të gjithëve forcën e demokracisë, duke dëshmuar forcën e ligjit.
Sa për ata që dëshirojnë t’i bien murit me kokë, nuk ia vlen të shpenzohen fjalë të tjera. I këshillon vetë muri!
Shkrimi u publikua sot (19.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com