’Kur unë u dashurova me të shihja gjithë botën, por ai më braktisi, kur humba shikimin’! Rrëqeth 30-vjeçarja e verbër në ’Pa Gjurmë’: Burri më la me dy vajza, iku tek tjetra

Nënë e dy vajzave të mitura jeton në një banesë, e cila ngjan më shumë me një kasolle. Bashkëshorti e la për një tjetër grua, kur mësoi se 30-vjeçarja po humbte shikimin, ndërsa sot ajo ka mbetur e verbër. Rituali i saj është një shëtitje e shkurtër në rrugën e fshatit, duke u munduar të dalë nga monotonia e përditshmërisë. E ndarë 3 vite më parë, ajo jeton me përkujdesjen e vajzave të mitura në një dhomë të vogël. Babai nuk e ktheu më kokën pas, as për të bijat, ndërsa sot jeton në qytetin e Sarandës dhe ka krijuar një tjetër familje. Teksa rrëfen me lot në sy, e përhumbur e ka të vështirë të mbaj mend sa vite dhunë ka kaluar nga ish-bashkëshorti, por ditën kur ai e la mes katër rrugëve me dy vajzat 13 dhe 12 vjeçe nuk e harron kurrë. 

Ai më la në momentin kur unë fillova të humbja shikimin. Nuk e mbaj mend sa vite martesë kam kaluar. Ai u dashurua me një grua tjetër dhe iku, duke më lënë bashkë me dy vajzat. Ka ushtruar vazhdimisht dhunë mbi mua. Më rrihte dhe para 3 viteve u lidh me një grua tjetër dhe më la. Të paktën të bëhet i gjallë për fëmijët e vet. Unë mora plaçkat dhe erdha të jetoj në Grabian tek babai. Vajzat janë ato që më rrijnë pranë, më lajnë dhe më shoqërojnë kudo. Ato shkojnë me radhë në shkollë, pasi duhet të kujdesen për mua. Unë e kam të pamundur të lëviz e vetme, pasi nuk shikoj fare. Jetoj në një dhomë të vogël, në kushte të vështira. 


Kjo është braktisja e dytë për 30-vjeçaren, pasi humbi çdo kontakt me nënën pas divorcit të prindërve. Babai i saj Ajet Fetahu është ai që i vjen në ndihmë. Të miturat janë ato që kujdesen për nënën e tyre, në një dhomë të ngushtë ku nuk kanë as kushtet më minimale për të jetuar. Të braktisura nga babai, e të rritura parakohe shprehen se nuk ndjejnë më dashuri për të atin, që kur ai la nënën. Kjo e mundon edhe më shumë Emanuelën, e cila është e pamundur t’u ofrojë fëmijëve gjithcka u duhet. 30-vjecarja prek me rrëfimin e saj kur thotë se nuk u ndje kurrë një grua e respektuar dhe se përveç dhunës barbare nuk mundi të vishte një fustan në jetën e saj. 

Doja të blija një fustan, kur martova motrën por ish-bashkëshorti nuk ma bleu. Kur unë u dashurova me të shihja gjithë botën, por ai më braktisi, kur mësoi se mua po më ikte shikimi pak e nga pak.


Stafi i emisionit ’Pa Gjurmë’ u kujdes ta kuronte dhe t’ia realizonte këtë dëshirë Emanuelës, duke i dhuruar pak momente buzëqeshje. Edhe pse e pamundur për të parë ngjyrën e fustanit të kuq, që ia zbukuroi portretin, ajo për herë të parë u ndje e lumtur. E paragjykuar edhe për shkak se i përket komunitetit rom, ajo ndjehet e braktisur edhe nga institucionet, pasi tashmë i është ndërprerë edhe kempi i invaliditetit që merrte. 

 

Emisioni i plotë

O.D./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja