Kurbin, 8 pallate shpallen të pabanueshme! Banorët vijojnë të qëndrojnë brenda! Bashkia: Dilni jashtë, ju rrezikohet jeta

Kurbin, 8 pallate shpallen të pabanueshme! Banorët vijojnë të qëndrojnë brenda! Bashkia: Dilni jashtë, ju rrezikohet jeta

1575029216_kurbin.jpg

28 pallate në Bashkine e Kurbinit kanë pësuar dëmtime serioze. 8 prej tyre janë bllokuar me shirit nga Bashkia, pasi ekspertet i kanë vlerësuar si të pabanueshëm. Disa prej banorëve vijojnë qëndrojnë brenda, duke sfiduar frikën e të tjerë kanë nisur të marrin orenditë për t'u shpërngulur nga aty.Teksa flasin për demet e shkaktuara, banoret thonë se po flenë jashtë, pasi hajdutet kanë nisur të veprojnë kryesisht gjatë natës. Në Kurbin janë ngritur 6 qendra akomodimi me 35 çadra dhe janë strehuar 500 qytetar. Ata kërkojnë ndihmë, pasi në çadra mungojnë krevatet dhe është shumë ftohte. Bashkia e Kurbinit u bën thirrje qytetarëve që të mos qëndrojnë në pallatet e bllokuara, pasi përben rrezik për jeten e tyre. Nga termeti në Kurbin janë dëmtuar dhe shumë banesa private si dhe objektet shtërore. Gjithashtu qyteti i Laçit prej 4 ditesh është pa ujë të pijshëm, pasi termeti ka nxjerr jashtë funksioni ujësjellesin në afërsi të depos.


Lajmi kryesor:

DËMET/ Në Tiranë hiqen depozitat, nis shembja e oxhakut te Qyteti Studenti! Pallatet në Laç me dëmtime të rënda! 8 në Kurbin të pabanueshëm


  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Rama: Asnjë forcë tjetër politike s’i ka hyrë detit me këmbë për të pavarësuar drejtësinë nga pushteti politik, ne rrëzuam ‘monumentin’ e pandëshkueshmërisë

Rama: Asnjë forcë tjetër politike s’i ka hyrë detit me këmbë për të pavarësuar drejtësinë nga pushteti politik, ne rrëzuam ‘monumentin’ e pandëshkueshmërisë