KURBIN-Rezervuari i Zhejes në Kurbin rrezikon përmbytjen e dy fshatrave në këtë zonë.

Reshjet e shiut të ditëve të fundit kanë bërë që niveli i ujit në këtë ujëmbledhes të arrijë në piken kritike, ndërkohë që shkarkuesit kanë dalë jashtë funksioni për shkak të amortizimit të tyre.

Prurjet e shumta të ujit kanë sjellë dëmtim të diges në disa vende, duke vënë në rrezik çarjen e saj.

Kjo situatë e krijuar ka vënë në alarm banorët e zonës, të cilët kërkojnë që të ndërhyhet në mënyrë të menjëhershme, pasi e gjithë zona është e kërcënuar nga ky rezervuar.

‘’Diga ka shembje totalisht,ka bërë 1 metër e gjysmë. Nëse ka shira sërisht ajo të çahet’’, është shprehur një banor.  
 
‘’Po u ça diga bëhet nami. Mbytet krejt fshati’’ është shprehur një tjetër banor. 

Diga e këtij ujëmbledhesi ka krijuar rreshqitje në disa vende nga rritja e nivelit të ujit.

Në bazë të rregullores, shkarkuesit duhet të qëndrojnë hapur gjatë periudhes së reshjeve, por ato janë të mbyllura, pasi kanë dalë jashtë funksioni.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com