Pa infrastrukturë rrugore dhe mes mbeturinave të shumta. Kjo është situata në pjesën e sipërme të fshatit Shullaz të Kurbinit.
Në këtë zonë mungojnë kontenierët dhe banorët e bizneset detyrohen t’i hedhin mbetjet në brigjet e përroit, ku më pas u vihet flaka, duke krijuar ndotje alarmante. Situata bëhet më e rëndë, pasi pranë përroit janë edhe varrezat e qytetit të Laçit.
Banorët shprehen mjaft të shqetësuar për situatën e krijuar prej shumë kohësh, pasi nga konsumimi i mbetjeve po u dëmtohen edhe bagëtitë, ku nuk kanë munguar rastet e ngordhjes së tyre.
“Ka dy vjet që këtu nuk ka vënë dorë kush”, tha një banor.
Në Shullaz problem është edhe infrastruktura, ku rruga eshte e shkatërruara dhe tejet te veshtire per tu kaluar nga gropat sidomos ne dimer.
Bashkia e Kurbinit bën me dije se kjo zonë nuk është e përfshirë në sistemimin e pastrimit dhe situata do të marrë fund pas rehabilitimit dhe asfaltimit të rrugëve, por pa dhënë një afat se kur do të investohet.
Komente










