20 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa janë sekuestruar sot në Kurbin, ndërkohë që policia ka vënë në pranga tre persona.
 
Siç raporton policia, lënda narkotike është gjetur në afërsi të banesave të personave të prangosur, konkretisht: Bashkim Kodra, 46-vjeç, Xhevahir Xhaferri 28-vjeç dhe Aldo Xhaferri  29-vjeç.
 
Policia:
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas 
Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin , në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të narkotikëve dhe vendosjen para përgjegjësisë të autorëve të dyshuar dhe pas një pune të mirëfilltë hetimi , u finalizu me sukses operacioni i radhes i koduar "Shemria"
Si rezultat u sekuestruan 20 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis -sattiva në afërsi të banesave të shtetasve të lartpërmendur. 
U arrestuan në flagrancë 3 shtetas : 
Bashkim Kodra, 46 vjeç, banues në Shemri - Kurbin
Xhevahir Xhaferri , 28 vjeç, banues në Kurbin 
Aldo Xhaferri , 29 vjeç, banues në Kurbin


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)