Gazeta serbe “Kurir” vazhdon investigimet për autorët që drejtuan dronin dhe ku ishte pikënisja e tij. Sipas burimeve të policisë serbe, “Kurir” shkruan se ka dy variante, se nga ku u ngrit mjeti fluturues që kishte destinacion stadiumin “Partizani” të Beogradit.
Sipas variantit të parë, droni me flamurin e “Shqipërisë së Madhe” u nis nga kupola e një kishe aty pranë. Ndërsa versioni i ri, se u nis nga godina e një konvikti të shkollës ushtarake.
Shkak për variantin e ri, “Kurir” shkruan se ishte “kamera e konviktit të shkollës së mesme ushtarake, që regjistroi 15 minuta pas incidentit, personin që dyshohet nga policia si autori që ngriti dronin”.
Burimet policore deklaruan se “u vumë në ndjekje të personit të dyshuar, por ai hyri nëpër rrugica dhe arriti të na shpëtonte”. Bazuar në të dhënat, policia serbe ende nuk është e sigurt se nga u nis droni. “Ndoshta droni u nis nga kupola e kishës, ku u gjet edhe një litar dhe mund të jetë drejtuar nga ndërtesa e shkollës ushtarake. Nuk përjashtohet që të dyja variantet po hetohen”, shkruan “Kurir”.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com