Kurti kërkon normalizimin e raporteve me Serbinë përpara zgjedhjeve në SHBA

Kurti kërkon normalizimin e raporteve me Serbinë përpara zgjedhjeve në SHBA

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “Bloomberg” në Slloveni ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë raportet, para se aleatët të nisin të merren me zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Bashkimin Evropian.

Kurti ka thënë se ekziston një ndjenjë urgjence për ta zbatuar marrëveshjen dhe që të normalizohen raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër, më së voni deri në pranverën e vitit të ardhshëm.

Ai ka theksuar gjithashtu se Kosova është e gatshme të shpallë zgjedhje të reja komunale në veri të vendit.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vula e PD-së dhe mundësia anti-korrupsion e partive të reja!

Vula e PD-së dhe mundësia anti-korrupsion e partive të reja!