Pas takimit me kryetarët dhe përfaqësuesit e LDK- AAK-Nisma dhe nënshkrimit të marrëveshjes, kryetari i VV, Albin Kurti, tha se kur të vijë puna tek formimi i Qeverisë së re, e cila do ta ndryshojë Kosovën si në aspektin politik ashtu edhe në atë socio-ekonomik, do ta mbajmë referendumin brenda Lëvizjes.
Ajo që kemi bërë sot, me rastin e tremujorit të fillimit të bisedimeve tona, është që Lëvizja Vetëvendosje bashkë me koalicionin LAN është që Kosovën ta hedhim në binaret e drejtësisë, zhvillimit, barazisë, të luftojmë krmin dhe korrupsionin, ndërsa formimi i Qeverisë dhe pjesëmarrja në qeveri, do të jetë një marrëveshje e ardhshme, shtoi Kurti.
"Theksi i kësaj marrëveshjeje është zhvillimi ekonomik, qeverisja parimore, reformat institucionale, mirëqenia sociale dhe natyrisht që kemi përfshirë edhe çështjet e dialogut, të cilin e kemin përmendur me Bashkimin Europian, me Komisionin Europian, me institucionet e BE-së, me serbët e Kosovës për integrimin e tyre në shoqëri dhe gjithashtu kemi edhe dialogun në përgjithësi, i cili do të jetë parimor njësoj si qeverisja e ardhshme", tha ai.
"Sot po fillon një ndryshim i madh në Kosovë. Pas pamundësimit të ripërtëritjes së regjimit të vjetër me një qeveri të re, ne po mundësojmë një qeveri të re pa regjim, ku qytetari i Republikës do të jetë në qendër të vëmendjes", theksoi Kurti, duke shtuar se "jam optimist se ashtu siç e kemi arritur këtë marrëveshje, në të ardhmen do të arrijmë edhe marrëveshjen për programin qeverisës dhe për çështjet e përgjegjësive në ekzekutiv. Kosova në këtë shteg të ri të zhvillimit ekonomik, të mirëqenies sociale, reduktimit të krimit dhe korrupsionit, do të ecë drejt dhe e sigurt e për këtë është garanci bashkëpunimi ynë i vazhdueshëm", tha ai. /ATSH/
/Shqiptarja.com