Sipas të dhënave zyrtare të katër hidrocentralet që iu shitën nga Shteti Shqiptar Kompanisë KURUM në muajin Dhjetor të vitit 2012 prodhonin së bashku 350-450 milionë kilovat orë në vit.
Çmimi shitjes për Bistrica 1 dhe 2, proçes i çili përfundoi në Maj të viti 2013 ishte 52 milionë euro. Te 4 HEC- et u shitën në total për 110 milionë Euro, ose 1,4 milionë euro për megavat.
Çmimi me të çilin Qeveria e detyronte KESH-in në atë kohë të blinte energji nga hidrocentralet private ishte rreth 8-9 lekë për kilovat/orë, që do të thotë se të ardhurat e katër hidrocentraleve shkonin minimalisht 22 milionë euro në vit. Sipas ekspertëve me këto të ardhura, vlera e blerjes së hidrocentraleve eshte rekuperuar nga bleresit brenda 6 viteve.
Duhet nënvizuar fakti se:
Të dy hidocentralet Bistriça 1 dhe Bistriça 2 pak vite para shitjes ishin rehabilituar plotësisht në kuadër të projektit “Furnizimi me energji i Shqipërisë së Jugut BiSaBu” që nisi në 24 qershor 1999 dhe përfundoi më 31 dhjetor 2011.
Me konkretisht investimet konsistonin në rehabilitimin e pajisjeve mekanike hidrike dhe instalimet ndihmëse, punime çivile, rehabilitimin e pajisjeve shpërndarëse, rehabilitimin e pajisjeve elektrike përfshi modernizimin dhe sistemin e ri të kontroll-monitorimit.
Vlera totale e projektit “Furnizimi me energji i Shqipërisë së Jugut BiSaBu”” finançuar nga banka gjermane KFW- Bankengruppe është rreth 33,2 milionë Euro. Nga ky financim 21 milionë Euro janë përdorur për rehabilitimin e plotë të HEC Bistrica 1 dhe 2, ndërsa diferenca për investime të tjera ne sektorin energjetik.
Shitja është kryer vetëm 1 vit pas përfundimit të rehabilitimit të këtyre 2 HEC-ve të çilët në kohën e shitjes pothuajse ishin në efiçencë të plotë.
Periudha e shlyerjes së huasë 33 milionë Euro sipas skedulit të pagesës ka nisur në 31 Korrik 2007 dhe përfundon më 30 Dhjetor 2044!
Pra Shteti Shqiptar do të vazhdojë të shlyej deri në fund të vitit 2044 kredinë që u përdor për rehabilitimin e këtyre 2 HEC-ve pavarësisht se këto 2 HEC-e i janë shitur firmës Kurum.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
43.3%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 7686
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po pret në radë, Shqiptarja.com sjell pamjet nga afër të kontejnerëve me mbetje të dyshuara të rrezikshme në anijen 'Moliva'
2 Nëntor 2024, 13:55
-
Anija me 2100 tonë mbetje të dyshuara të rrezikshme në Durrës, pret në radën e jashtme! Prokuroria sekuestrohen 102 kontejnerët: Monitorim 24 orë! Rrjeti i Bazelit: Zbuloni origjinën (VIDEO)
28 Tetor 2024, 07:38
-
Anijet me mbetje ankorohen nesër, PD protestë pranë portit të Durrësit
27 Tetor 2024, 12:21
-
Anijet me mbetje të dyshuara të rrezikshme mbërrijnë në Portin e Durrësit me 27 tetor! BAN thirrje qeverisë shqiptare: Beni analizat dhe transparencë
21 Tetor 2024, 13:31
-
'Mbetjet e rrezikshme të Kurum' në Kuvend! Rama në interpelancë: Aludim psikopatologjik i artikuluar nga goja 7 penxherëshe! Bardhi: Kush i lejoi?
12 Shtator 2024, 07:09
-
Bardhi interpelancë nesër në Kuvend për anijen me 816 ton mbetje toksike, burime për Report Tv: I përgjigjet vetë Rama
11 Shtator 2024, 20:24
-
Fatos Çoçoli: Kompani që padisin Shtetin dhe bëjnë kontrabandë? Si po pastrohet Porti i Durrësit
6 Shtator 2024, 10:33
-
Lulzim Basha: Marrëveshja me Kurum si ajo e rafinerisë së Ballshit, SPAK të nis hetimet! Para drejtësisë çdo zyrtar i përfshirë
4 Shtator 2024, 17:49
-
KURUM mbylli aktivitetin, arrihen negociatat për punëtorët, Llatja: Ata që do rrinë në shtëpi do paguhen 35 mijë lekë në muaj, kush punon pagë 100%
4 Shtator 2024, 12:27
-
Opozita kërkon tre ministra të qeverisë Rama në interpelancë! Shehaj pyet Kumbaron për licensimin e kompanisë ‘Sokolaj’ për transportin e mbetjeve
3 Shtator 2024, 17:22
-
Anija me 816 ton mbetje, prokuroria merr mostra për analizimin nëse ishin toksike apo jo! Pritet të dërgohen për ekspertizë jashtë vendit
3 Shtator 2024, 16:59
-
Kontrata u firmos pak ditë para skandalit me mbetjet toksike të Kurum, gjermanët e EMS ‘braktisin’ portin lindor në Durrës! Do të menaxhohet nga kroatët
3 Shtator 2024, 15:36