Eurovizioni do të përfaqësohet edhe nga një shqiptar tjetër këtë vit.
Sipas faqes zyrtare të "Eurovizion"-it, Zvicra ka zgjedhur Gjon Muharremajn me këngën “Repondez-moi” për ta përfaqësuar në Roterdam.
Shqiptari me emrin e artit Gjon’s Tears, do të performojë në gjysmën e dytë të gjysmëfinales në datën 14 maj.
Këngëtari 21-vjeçar u zgjodh nga një panel prej 100 anëtarësh dhe një juri ndërkombëtare që përfshinte 20 ekspertë të muzikës, të cilët kishin 50% të peshës për të vendosur.
Tema e këngës është shumë personale për këngëtarin shqiptar dhe është gjithashtu universale ku çdo person mund të gjejë veten.
"Të gjithë pyesin veten pse ne jemi saktësisht këtu, nga vijmë dhe ku po shkojmë. Këto janë pyetje kryesore, veçanërisht për njerëzit me prejardhje emigrante.
Prindërit e mi janë nga Shqipëria dhe Kosova. Jam rritur në Zvicër dhe është shtëpia ime, këto janë pyetje për të cilat mendoj shumë", është shprehur Gjon.
Gjoni bashkëpunoi me kantautorët Xavier Michel, Alizé Osëald dhe producentin Jeroen Sëinnen për të realizuar këngën.
Kombinimi i zërave, korit dhe vargjeve të përziera me rrahje moderne krijon një pamje të re dhe unike të tingullit.
Gjon Muharremaj i ka kushtuar zemrën dhe shpirtin e tij muzikës që kur ishte fëmijë.
Emri i tij i artit rrjedh nga historia e tij unike me gjyshin, i cili filloi të qante kur dëgjoi zërin e mrekullueshëm të Gjonit.
"Pavarësisht nga gëzimi, trishtimi apo melankolia, unë dua t'i prek njerëzit me muzikën time në çdo mënyrë të mundshme", është shprehur ai.
Gjyshi i Gjonit vendosi ta regjistronte nipin në "Albania’s Got Talent" në vitin 2011.
Atherë ai ishte në moshën 12-vjeçare dhe doli i treti në konkurs.
Një vit më vonë, ai arriti në gjysmëfinale në "Got's Talent" të Zvicrës dhe vazhdoi rrugëtimin në gjysmëfinale në shfaqjen e talenteve franceze “The Voice France” në vitin 2019.
Ai ka një admirim të thellë për kinemanë, është i apasionuar pas teatrit dhe frymëzohet nga muzetë dhe galeritë e artit.
“ESC është ngjarja më e madhe muzikore dhe është e madhe për një artist të jetë pjesë e saj. E vërtetë për slloganin e këtij viti, ‘Hapni’.
Unë jam plotësisht i hapur për këtë aventurë unike dhe mezi pres gjithçka që vjen me të!
Unë dua të jap gjithçka që kam në konkursin e këngës në Eurovizion dhe dua të krenohem me atë se kush jam, nga kam ardhur dhe atë që kam arritur. Unë dua të frymëzoj njerëzit që të ndjekin rrugën e tyre me ‘Répondez-moi’”, është shprehur 21-vjeçari shqiptar.
Në lidhje me videon e këngës Répondez-moi, ai u frymëzua nga një prej filmave të tij të preferuar, “Andrei Tarkovsky”.
"Xhirimet ishin më të vështira sesa pritej sepse ne donim të përdornim elementë të vërtetë për të krijuar shi, dëborë dhe zjarr.
Për të kontrolluar zjarrin në skenën e luftimit, kemi djegur 8 perde me siguri”, është shprehur Gjon.
Prodhimi u realizua nga regjisori Janine Piguet i “Nred Production”, kamera dhe redaktimi nga Thierry Pradervand, gjithashtu në klip marrin pjesë edhe familja e tij.
Prindërit, vëllai dhe gjyshja e tij janë pjesë e videoklipit në njërën prej skenave.