Dosja '339'/ Prela: Nga 624 CD, prokurorët urdhëruan transkriptimin selektiv të një numri të vogël përgjimesh (VIDEO - E PLOTË)

Drejtuesja e prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela doli për herë të parë në një deklaratë për mediat ku dha detaje për procedimin penal numër "339", dosjen e shumëpërfolur, nisur si hetim për një grup kriminal të trafikut të heroinës që më tej gjatë përgjimeve doli edhe përfshirja e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe disa zyrtarëve të tjerë, me dyshimin për shit-blerje të votave në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës. Prela tha se ka zgjedhur të heshtë deri në këto momente, pasi "një prokuror i mirë flet përmes vendimeve dhe akteve juridike". Duke e cilësuar dosjen më të madhe që është hetuar ndonjëherë në historinë e prokurorisë shqiptare, drejtuesja e Krimeve të Rënda zbuloi se në total janë 74 persona në hetim, dhe ky numër pritet të rritet.

"Dosja më e madhe e prokurorisë shqiptare, 74 persona në hetim"

"E them pa frikë që kjo eshte dosja me e madhe qe ka pasur prokuroria shqiptare ne historine e saj. Duke parë rëndësinë e madhe të çështjes, por dhe sensitetin e saj, numrin shumë të madh të personave  në hetim me masa të ndryshme sigurimi, ku aktualisht numri i personave në hetim ka shkuar në 74 persona (dhe pritet të rritet në vijimësi), janë sekuestruar 300.000 m2 tokë, resort turistik, etj pra është kryer në volum i konsiderueshëm hetimesh, nga Drejtuesi i Prokurorisë në zbatim të detyrimeve ligjore, por dhe njëkohësisht të kompetencave që lejon ligji, janë marra masa të shumta organizative me qëllim lehtësimin e punës së prokurorëve të ngarkuar me hetimin e çështjes me qëllim përfundimin sa më të shpejtë në kohë të tyre", u shpreh Prela.

Si ndryshoi rrjedha e hetimeve 1 muaj pasi Hajdarmataj 'dorezoi' dosjen tek Mara dhe Prençi

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela bëri një përshkim të ecurisë së kësaj dosje e cila ka kaluar dorë më dorë tek Prokurorë të ndryshëm për shkak të transferimit dhe lëvizjeve në organin e akuzës. Ajo që bie në sy, është fakti se për vetëm në një muaj, dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi që e morën hetimin e dosjes pas kolegut të tyre Hajdaramtaj  kërkuan 44 masa arresti për personat e përshirë edhe zgjeruan hetimet edhe për shit-blerje votash, përveç veprave penale të ngritura nga Hajdarmataj, ish-drejtues i Prokurorisë për Krime të Rënda në kohën e kryeprokurorit Adriatik Llalla. Hajdarmataj drejtoi hetimet e dosjes nga 20 nëntor 2017 deri në 21 shtator 2018, ku 4 vetëm ditë më pas dosja i kaloi Marës dhe Prençit.

"Në një periudhë kohore me pak se 20 ditë pas zëvendësimit të Prokurorit, me urdhrin e datës 18.10.2018, nga prokurorët e çështjes, janë regjistruar emrat e 40 subjekteve, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale të ndryshme, të“Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, trafikimit të narkotikëve, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, “Falsifikimi i dokumenteve”, “ Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, etj të kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe vepra penale të tjera. Po kështu në fund të muajit tetor 2018, një muaj pasi dosja është marrë në hetim, janë nxjerrë gjithsej 44 masa sigurimi arrest në burg për persona të ndryshëm për veprat penale të sipërcituara", tha Donila Prela.

Çfarë ka brenda 624 CD-ve me përgjime?! Në dosje edhe 115 DVD

Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda tha se në tetor të 2018-ës, nga 624 CD në total me përgjime, vetëm një numër shumë i vogël i tyre, i zgjedhur në mënyrë sporadike, ishte transkriptuar. Çka do të thotë se prokurori Besim Hajdarmataj deri në momentin që la dosjen, 2 vite nga nisja e hetimeve, nuk kishte transkriptuar përgjimet.

"Në kuadër të hetimeve, janë administruar gjithsej 624 CD me regjistrime të përgjimeve elektronike dhe 115 DVD. Nga këto, janë 110 CD për vitin 2017, 479 CD për vitin 2018 dhe 35 CD për vitin 2019. Sqarojmë se referuar Informacionit që më është vënë në dispozicion nga dy prokurorët e çështjes, në momentin e ngritjes së grupit hetimor nga ana e drejtuesit të prokurorisë tetor 2018, të gjitha CD e administruara kanë qenë të patranskriptuara në tërësi dhe vijimësi, por ka pasur transkripte të pjesshme, vetëm të disa numrave të veçantë, dhe në mënyrë sporadike", tha Prela.

Dosja e nisur me 1 prokuror dhe 2 OPGJ, tashmë është në duart e 2 prokurorëve dhe 11 oficerëve

Procedimi penal për grupin kriminal është regjistruar në 28 dhjetor 2016. I pari prokuror i kësaj dosje ishte Anton Martini dhe dy oficerë të Policisë Gjyqësore. Pas 1 viti ai është transferuar në Shkodër. Dhe në 20 dhjetor 2017 dosjen e ka marrë në dorë Besim Hajdarmataj dhe tre oficerë të Policisë Gjyqësore. Sot dosja është në duart e Vladimir Marës dhe Dritan Prençi dhe me 11 oficerë të Policisë Gjyqësore të cilëve u janë caktuar detyrat përkatëse nga prokurorët. Për herë të parë vepra penale "korrupsion aktiv në zgjedhje" u regjistrua nga prokurori Besim Hajdarmataj, më 5 korrik 2018. 

Ndërkohë, siç Prela theksoi - nga tetori 2018, dy prokurorët e çështjes, "janë përjashtuar nga grafiku i gadishmërisë mujore si dhe nga pjesmarrja në shortet e organizuara për shpërndarjen e materialeve të reja hetimore apo të proçedimeve të tjera penale të reja, për një periudhë 6 mujore me Urdhëra të veçantë të drejtuesit të nxjerrë me afat përjashtimi çdo muaj ose çdo dy muaj". "Po kështu është kërkuar nga të dy Prokurorët, që për shkak të volumit të madh të punës që paraqet kjo dosje, të bëjnë dorëzimin e disa dosjeve të tjera me qëllim  për t’u shpërndarë tek prokurorë të tjerë kundrejt shortimit, kërkesë kjo e bërë në mënyrë verbale, por dhe shkresore", u shpreh dretjuesja e Krimeve të Rënda. Kjo bëhet për të përshpejtuar dosjen në këtë dosje të konsideruar më të bujshmen, dhe për të cilën ka pasur akuza se po hetohet me procedura shumë të ngadalta.

"Aktualisht, prokurorët kanë përfunduar hetimet dhe kanë dërguar për gjykim 12 persona, dhe janë në përfundim dhe 6 persona të tjerë", theksoi 

Rredhja e informacionit tek "Bild", nuk jane ne hetim Mara dhe Prençi

Sa i përket hetimit të nisur për nxjerrje të sekretit hetimor, lidhur me audio-përgjimet e publikuara dy ditë më parë në tabloidin gjerman "Bild", Prela tha është caktuar një prokuror i veçantë për të zbuluar nga ka rrjedhur informacioni. Por ajo përjashtoi dy prokurorët aktual të hetimit të dosjes, Vladimir Marën dhe Dritan Prençin, kur gazetarëve ju përgjigj "Me sa unë kam dijeni, prokurorët e çështjes nuk janë në hetim".

"Janë duke u kryer hetime edhe për faktet e nxjerrjes së sekreteve hetimore për të cilët është caktuar një prokuror i veçantë. Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke kryer hetimet veçanërisht për shkeljet në fushën e zgjedhjeve por edhe për nxjerrje të sekretit hetimor. Në dijeninë time Prokurorët e çështjes nuk janë në hetim", tha Prela.

Në përgjimet e reja të publikuara tek 'Bild', janë bisedat mes anëtarit të bandës së Shijakut, Astrit Avdylajt me Vangjush Dakon dhe zyrtarë të tjerë lokalë socialistë. Por Dako dje e mohoi. Ai tha se në përgjimin e publikuar nuk është duke folur me Avdylajn, siç pretendohet, ndonëse nuk ka preferuar që të thotë emrin se me kë ka folur.

Deklarata e plotë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, me datë 28.12.2016, ka regjistruar procedimin penal nr.339, për  kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve“, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 dhe 283/a/2 i Kodit Penal. 

Hetimet në këtë procedim penal nga momenti i regjistrimit të tij dhe aktualisht, janë kryer nga disa prokurorë, sipas periudhave më poshtë:

1-Nga fillimi i proçedimit penal datë 28.12.2016, deri më datë 20.11.2017 hetimet janë kryer nga prokurori Z.Anton Martini dhe dy oficerë të policisë gjyqësore. Pas kësaj date Prokurori është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Shkodër.  
Gjatë hetimeve të kryera në këtë periudhë një vjeçare e cila përfshin dhe periudhën kohore të zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë (periudha qershor 2017), janë regjistruar hetime vetëm për veprat penale të “Trafikimi i narkotikëve”,  në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuara nga nenet 283/2, 283/a/2, 287 të Kodit Penal.

2-Nga data 20.11.2017, deri më datë 21.09.2018, hetimet janë kryer nga Prokurori Besim Hajdarmataj, dhe 3 oficerë të policisë gjyqësore të seksionit të prokurorisë dhe të policisë së shtetit.
 
Me urdhërin e datë 05.03.2018, të prokurorit të çështjes Z. Besim Hajdarmataj,  është vendosur regjistrimi i veprave penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 333/a dhe 334 të Kodit Penal dhe po kështu me urdhërin e datës 05.07.2018, nga prokurori i çështjes Z. Besim Hajdarmataj, janë regjistruar emrat për 13 subjekte, si të dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “ Korrupsion aktiv në zgjedhje“, “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe me urdhërin e datës 14.08.2018 është regjistruar emir i 8 personave si të dyshuar për veprat penale të  “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendore”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendore”, “Prodhim dhe shitje narkotikeve”, etj,  të parashikuara nga nenet 283, 283/a, 333/a, 245, 260, 328 të Kodit Penal. 

3-Pas largimit të Prokurorit Besim Hajdarmataj për shkak të caktimit të përkohshëm pranë Prokurorisë Pogradec, me vendimin e drejtuesit të prokurorisë, datë 25.09.2018, janë caktuar për hetimin e procedimit,  prokurorët  Z.Vladimir Mara dhe Z.Dritan Prençi, ku ky i fundit rezulton se ka qenë prokuror dhe ne disa procedime te tjera penale të bashkuara me procedimin penal nr 339/2016 më parë . 

Në një periudhë kohore me pak se 20 ditë pas zëvëndësimit të Prokurorit, me urdhërin e datës 18.10.2018, nga prokurorët e çështjes, janë regjistruar emrat e 40 subjekteve, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale të ndryshme, të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, trafikimit të narkotikëve, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Pastrimit të produktve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, “Falsifikimi i dokumenteve”, “ Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, etj të kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe vepra penale të tjera.  Po kështu në fund të muajit tetor 2018, një muaj pasi dosja është marrë në hetim, janë nxjerrë gjithsej 44 masa sigurimi arrest në burg për persona të ndryshëm për veprat penale të sipërcituara.

Në kuadër të hetimeve, janë administruar gjithsej 624 CD me regjistrime të përgjimeve elektronike dhe 115 DVD. Nga këto, janë 110 CD për vitin 2017, 479 CD për vitin 2018 dhe 35 CD për vitin 2019. 

Sqarojmë se referuar InformaCionit që më është vënë në dispoziCion nga dy prokurorët e çështjes, në momentin e ngritjes së grupit hetimor nga ana e drejtuesit të prokurorisë tetor 2018, të gjitha CD e administruara kanë qenë të pa transkriptuara në tërësi dhe vijimësi, por  ka patur transkripte të pjesshme, vetëm të disa numrave të veçantë, dhe në mënyrë sporadike. 

Po kështu, në këtë moment është konstatuar se janë kryer veprime hetimore të hapura vetëm në drejtim të veprave penale të trafikimit të lëndëve narkotike të kryera në qytete të ndryshme të vendit dhe abuzimeve me pronat në zonën e Qarkut Lezhë, ndërsa për veprat e tjera penale, duke përfshirë dhe veprat penale në fushën e zgjedhjeve nuk ka patur hetime të hapura, me përjashtim të përgjimeve, të Cilat siç dhe theksova, nuk kanë qenë të transkriptuara në tërësi. 
 
Duke parë rëndësinë e madhe të çështjes, por dhe sensitetin e saj, numrin shumë të madh të personave  në hetim me masa të ndryshme sigurimi, ku aktualisht numri i personave në hetim ka shkuar në 74 persona, janë sekuestruar 300.000 m2 tokë, resort turistik, etj pra është kryer në volum i konsiderueshëm hetimesh, nga Drejtuesi i Prokurorisë në zbatim të detyrimeve ligjore, por dhe njëkohësisht të kompetencave që  lejon ligji, janë marra masa të shumta organizative me qëllim lehtësimin e punës së prokurorëve të ngarkuar me hetimin e çështjes me qëllim përfundimin sa më të shpejtë në kohë të tyre dhe konkretisht:

    -Duke filluar nga periudha kohore muaji tetor 2018, dy prokurorët që janë caktuar me hetimin, janë përjashtuar nga grafiku i gadishmërisë mujore si dhe nga pjesmarrja në shortet e organizuara për shpërndarjen e materialeve të reja hetimore apo të proçedimeve të tjera penale të reja,  për një periudhë 6 mujore me Urdhëra të veçantë të drejtuesit të nxjerrë me afat përjashtimi çdo muaj ose çdo dy muaj.

    -Po kështu është kërkuar nga të dy Prokurorët, që për shkak të volumit të madh të punës që paraqet kjo dosje, të bëjnë dorëzimin e disa dosjeve të tjera me qëllim  për t’u shpërndarë tek prokurorë të tjerë kundrejt shortimit, kërkesë kjo e bërë në mënyrë verbale, por dhe shkresore. 

    Është rritur numri i oficerëve të policisë gjyqësore në hetim, sipas kërkesës së prokurorëve duke parë dhe rëndësinë e intensitetit dhe shtrirjes territoriale të veprimeve në rrethe te ndryshme, si Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Fier, Sarandë. Aktualisht kjo dosje hetohet nga 11 oficerë të policisë gjyqësore, të cilëve u janë caktuar detyrat përkatëse për hetim nga grupi i prokurorëve.

Aktualisht, prokurorët kanë përfunduar hetimet dhe kanë dërguar për gjykim 12 persona, dhe janë në përfundim dhe 6 persona të tjera, për veprat penale të sipërcituar.

Bëmë një parashtrim të përgjithshëm dhe të hollësishëm të asaj çfarë ka ndodhur në lidhje me hetimet e dosjes nr 339/2016, në këto 8 muaj, por dhe më parë për t’u bërë të ditur se nuk mundet askush të anatemojë punën e prokurorëve në këto muaj, kushdoqofshin ata me arsyetimin apo llogjikën se nuk po bëjnë detyrën, po flenë mbi dosje, apo kanë frikë të bëjnë detyrën e tyre.

Kemi zgjedhur të heshtim në debatin e madh që po zhvillohet këto ditë pasi i qëndrojmë bindjes dhe detyrimit tonë ligjor dhe kushtetues që një prokuror i mirë, profesional dhe me integritet flet kryesisht nëpërmjet vendimeve të veta, përmes akteve të ndryshme, mjeteve juridike, pra nëpërmjet punës. 

Hetimi i veçantë dhe i pavarur i veprave penale në fushën e zgjedhjeve ka qenë objektivisht i pamundur, pasi nuk mund të bëhej dhe nuk mund të bëhet ndarja e transkripteve, për këtë vepër penale sa kohë që element të sajë janë konstatuar të ndërthurura me subjekte të përgjuar për veprimtarinë kriminale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal sa kohë që kjo ndarje nuk është bërë në momentin e konstatimit të tyre. 

 Theksojmë se paralelisht me kryerjen e veprimeve hetimore për veprat penale në fushën e zgjedhjeve, prej datës 18.10.2018, janë duke u kryer hetime edhe për faktet penale të nxjerrjes dhe publikimit të akteve sekrete hetimore dhe të përmbajtjes së tyre, fakte të cilat jo vetëm janë të dënueshme penalisht por edhe dëmtojnë seriozisht vazhdimin e hetimeve. Në këtë periudhe për hetimin e tyre është caktuar si pjesë e hetimeve dhe një prokuror tjetër.
 
Sigurojmë opinionin publik se Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë, gjatë kësaj periudhe është duke kryer veprime intensive hetimore për të gjitha veprat penale të cilat dyshohen se janë kryer në kuadër të këtij procedimi penal, veçanërisht për episodet që lidhen me veprat penale në fushën e zgjedhjeve për të cilat është intensifikuar puna pas zbardhjes së transkripteve të përgjimeve. 

DREJTUESI I PROKURORISË SË KRIMEVE TË RËNDA

DONIKA PRELA

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robshi: 07/06/2019 19:03

    Sa shtet patate që jemi... kjo është gropa e vetingut dhe shet profesionalizëm e dengla rëndësie hetimi... Po kësaj i vodhën çuditërisht godinën e prokurorisë do hetojë qeverinë... Ku aplikohet për azil please...

    Përgjigju
  • Ervis: 07/06/2019 16:56

    Nje pyetje.Si mund ta preceptoji nje gjerman pergjigjet "he mo vella","10 me zero per mua"? Dhe sa e rendesishme ishte ky artikull per gjermanet te lexojne "alo vella" dhe te perkthyer ne anglisht .Qe e dime shume mire sesa anglisht dine gjermanet.Me gjej nje gjerman qe e ka lexuar ate artikull per Shijakun edhe e ka dikur se ku i bie? Me pak fjale keto pergjime kane 1 vit e ca qe jepen nga Klodiana Lala.

    Përgjigju
  • toni: 07/06/2019 15:52

    Donika Prela do ti bjeri kokes te dyja paleve jo me kot e shajne se sahanlepirsit si shkullaku bushati dhe rilindasit ne menyre te kamufluar

    Përgjigju
  • arteon: 07/06/2019 15:49

    Vete prokuroret ja japin medias ne cdo rast informacionin hetimor, ndersa vecantia e ketij rasti eshte qe reagoi qeveria

    Përgjigju
    • arteon: 07/06/2019 16:33

      Bravo shqiptarja.com

  • populli: 07/06/2019 15:24

    Zdo mend cd e kaquar ne Gjermani LULZIM BASHA ai duhet te arrestohrt i pari ne rastese kane byth keto prokuror si shum kriminel te tjere qe nuk munden ti arrestojne ndersa i dyti duhet te arrestohet ky Hajdarmutaj dhe te tjere si gazetaret Lala fytyr kali,Basir Çokmaku.etjer .

    Përgjigju
  • xreport: 07/06/2019 14:35

    do arrestosh njeri? apo ben si e ndershme kot

    Përgjigju
  • Loran shehu: 07/06/2019 14:27

    Donika Prela esht nje profesioniste dhe prokurore e vjeter me pervoj ghithashtu esht njeri me integritet dhe e ndershme

    Përgjigju
    • Jorgaq: 08/06/2019 12:25

      Se sa e ndershme eshte Prela e dine te gjithe. Vetem leket qe ka bere be durres nuk di ku ti coje. Duket qe ne pamje sesi eshte ne shpirt dhe ne karakter. Habi sesi e kaloi vettingun por e kaloi partia.

    • Justice: 08/06/2019 00:43

      Dhe te gjithe kriminelet te krimet e renda po dalin nje nga nja,nga profesionalizmi i prokuroreve atje.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit