Kush është zyrtari që pastroi 2.1 mln $ në prona duke përdorur familjarët?! SKEMA: S’i tentoi të shpëtojë disa pasuri

Miliona euro dhe dollarë, që dyshohet se vinin nga bota e krimit, janë pastruar në sektorin e pasurive të paluajtshme nga zyrtarë publik. Skemat e përdorura ishin thuajse të njëjta, janë blerë prona me para burimi i të cilave nuk justifikohej, dhe më pas shiteshin tek persona të tjerë. Agjencia e Inteligjencës Financiare, në raportin vjetor 2023, ka identifikuar 7 skema pastrimi parash e korrupsioni, ku volumi më i madh i parave të pista është kanalizuar në sektorin e pasurive të patundshme.

Sipas raportit, një funksionar në një institucion shtetëror, i cili është arrestuar vjet për shpërdorim detyre dhe lidhje të mundshme me krimin e organizuar, së bashku me familjen e tij, brenda 7 vitesh kanë nënshkruar kontrata porosie duke investuar në pasuri të paluajtshme si njësi shërbimi dhe apartamente në vlerë totale rreth 1.5 milion dollarë. Po ky zyrtar ka porositur po në të njëjtën kompani ndërtimi disa prona së bashku me një ortakun e tij me vlerë 600,000 USD, të cilat i ka paguar paraprakisht, duke thënë se burimi i të ardhurave është “fitimi nga biznesi dhe të ardhurat e siguruara nga emigracioni”. Në total, zyrtari sipas Agjencisë së Inteligjencës Financiare ka pastruar 2.1 milionë dollarë.

Por nga verifikimet e kryera ka rezultuar se burimi i të ardhurave nuk justifikohet. Për këtë arsye menjëherë pas nisjes së hetimeve ky person dhe familjarët e tij, kanë nënshkruar kontrata të njëpasnjëshme revokimi të këtyre kontratave të porosisë së pronave, me qëllim që të shmangnin sekuestrimin e tyre.

I ngjashëm është edhe rasti i një funksionareje publike, e cila sipas raportit gjatë viteve 2014 – 2018, ka investuar në pasuri të paluajtshme 270,000 euro, edhe pse nuk ishte e punësuar. Ndërsa prej 2018 ka marrë funksion publik, dhe gjatë periudhës 2020-2023 ka blerë njësi shërbimi, apartamente dhe vilë me vlerë 1.4 mln euro, në total në të dyja rastet, 1.6 milionë euro. Burimi i të ardhurave i deklaruar prej saj ishte biznesi, por në fakt fitimet nuk i justifikonin këto investime.

Nga verifikimet është identifikuar lidhja e saj e ngushtë me një person të dyshuar si i përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike, për këtë arsye rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm, në organet e zbatimit të ligjit.

TIPOLOGJI TË RASTEVE TË DËRGUARA NË ORGANET LIGJZBATUESE
Tipologji 1 Qarkullimi i vlerave të dyshimta në sistemin bankar nga jo-rezidentë dhe vende të konsideruara me risk
Tipologji 2 Fshehje, ndryshim pronësie të pasurive të paluajtshme nga një person, ish nëpunës i shtetit, i akuzuar për përfshirje në veprimtari kriminale
Tipologji 3 Keqpërdorimi i llogarive dhe përfitime të pajustifikuara nga profesionistë (Avokat)
Tipologji 4 Investime në pasuri të paluajtshme nga persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale
Tipologji 5 Investime të larta në pasuri të paluajtshme me burim të panjohur fondesh nga një person që ushtron funksion publik
Tipologji 6 Dyshime për veprimtari të lidhura me korrupsion
Tipologji 7 Investime në pasuri të paluajtshme nën vlerën e tregut

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Titi: 20/05/2024 23:37

    Ed shalsi

    Përgjigju
  • Maks: 20/05/2024 19:53

    Te lutem mos ma mxirr emrin sepse do i jap padrinit tat gjysmat e parave

    Përgjigju
  • Ben: 20/05/2024 17:28

    Emra,emra ju lutemi.Me i tha,i thash,i mori etj. u enjtëm per shume vite.

    Përgjigju
    • Noc Rroku: 21/05/2024 20:28

      Kë lësh dhe kë të ZËSH , të gjithë syrretërit që shohim në TyVy....

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë