Kasëm Lila që vrau gruan dhe plagosi kunatën mbrëmjen e sotme në fshatin Çoçaj në zonën e Ndroqit njihej si person i qetë nga banorët e zonës, por ishte sëmundja ajo që e shtyu drejt krimit fatal
 
Sipas banorëve Lila i është nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale në kokë të cilat e kanë lënë me pasoja të vazhdueshme.
 
Ata tregojnë se ai përveç pasojave psikologjike të cilat u reflektuan me vrasjen që ndodhi ka edhe disa shenja në fytyrë si shkak i operacioneve.

Lila e ka treguar edhe më herët gjendjen e rënduar psikologjike ndaj dhe banorët shprehen se në një farë mënyre kjo ishte një vrasje e paralajmëruar.

Kasëm Lila rezultonte i skeduar në regjistrat e policisë për probleme të herëpashershme mendore megjithatë nuk ka pasur urdhër mbrojtjeje për Afize Lilën.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com