Kush i trimëron “hajdutët publik”, të bëjnë prokurorin për persona publik?!

Kush i trimëron “hajdutët publik”, të bëjnë prokurorin për persona publik?!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë prezantimit të platformës 'Antimafia'

Edhe sot, orlat ishin shpërndarë në flutrim, e për të bashkuar për tu trimëruar, duke i mbushur mendjen vetes, se do shpëtojnë me kurth, që u ka ikur koha, sepse askush nuk po i kap për “zhelesh”. Natyrisht, që të bëhesh prokurorë dhe gjyqtarë, nuk është e lehtë kur nuk ke asnjë mundësi ligjore, morale, aq më tepër, kur je… i pandehur. Por ato guxojnë, thërrasin e ulërasin, qarkojnë e krrakërrojnë, për t'u hequr si viktima të uritura, duke kërkuar… bashkëvuajtës.

Sot, Mërgata e Qyqarëve, kishte një strategji me të vërtetë kurajoze, për të shpëtuar veten, duke u bërë… “Vetëdrejtësia”!

Për pak, sa nuk thirra: “Njerëz u kthye Robin Hudi, që do na shpëtoi… duke sekuestruar pasuritë e personave publik, “pasanikëve” të kamur padrejtësisht dhe do na i shpërndaj ne, të mallkuarve me varfërinë”. Mandej, kur i pashë ato surretër, kuptova se e kisha dëgjuar gabim, sepse kishte folur Robin M**i, që për nga biografia, të vjen ta “puthësh në ballë” hajdutin!

Nuk besoj, se mund të ketë qenie më “publike” se kllounët, në një shfaqje rruge?! Fytyra të lexueshme, kuisje të trishtueshme nga qyqarët, që  pasi humbën lumin e burimit të parasë, e jo paratë, qenkan zbythur, duke u larguar nga vetja, e duke u kthyer në zhelan e varfanjak… plebej!

Sinqerisht kanë të drejtë, sepse nuk i merret buka këtyre “farë fukarenjve”, as me ligj e as me Maliq, por u jepet… helmi, o shtet ligjor, që po vonon dhe po na egërson…! Mirëpo, kush t’ua jap, ne që ndajmë tre veta një gotë ujë, apo ato që nuk pinë ujë, se nuk hanë bukë?!

Kjo pyetje është e vështirë për ne të pamundurit, se ata “kllounfukarenjtë”, e kanë gjetur mekanizmin ligjor dhe institucional, duke i kërcënuar personat publik dhe privat me sekuestrimin e pasurive… nëse e ha “shteti” apo… vdes drejtësia. Është mekanizmi, që kanë përdorur vet, për shumë vite, kur lumi i pushtetit u sillte lumin e parave, nga aferat me “oligarkët” e sotshëm… thesari i tyre i djeshëm.

Mërgata e Qyqarëve, tani me ligjin pa ligj, që mbron e deklamon, kërkon policinë, oficerin e policisë gjyqësore, prokurorin dhe…. çekiçin, e për të mos u ngrënë hakun, edhe para si paradhënie, për shantazhin ndaj personave publik të biznesit. Ca para edhe nga ata palaço, që me shpërndarjen e mërgatës së qyqarve, i shkojnë mbrapa, duke ëndërruar për t’u kthyer edhe njëherë dita, kur biznesi i tyre lulëzonte, falë bixhozit me çdo gjë, hajdutërisë dhe kurvërisë.

Fundja, gjyqtari nuk ka çfarë u duhet, vetëm se për të hapur sytë e mbyllur veshët… kur orlat të këndojnë si bilbila, duke kujtuar se shpëtuan e harruan.

Por anëtarët e mërgatës në arrati, nga tmerri që përjetojnë çdo ditë dhe çdo natë, kur shikojnë fytyrën e egërsuar të viktimës popull, kanë ikur dhe janë në mërgim pa kthim, me një mundësi… për të bërë një ndalesë, tek “shtatë penxheret”.

Shpresa, për të shantazhuar e frustuar biznesmenë, tregëtarë dhe qytetarë, si persona publik, është e vdekur për një arsye të thjesht: Nuk mund ta bëjnë krimenelët dhe hajdutët publik!/Ekskluzive.al/

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit