Kush janë hebrenjtë më me ndikim në vitin 2023? Prigozhin kryeson listën, përjashtohet Zelensky

Kush janë hebrenjtë më me ndikim në vitin 2023? Prigozhin kryeson listën, përjashtohet Zelensky

Jerusalem Post publikoi listën vjetore të hebrenjve më me ndikim. Është interesante se në listë është edhe themeluesi i grupit të mercenarëve rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili vdiq në një aksident aeroplani në rajonin Tver të Rusisë më 23 gusht të këtij viti.

Babai i Prigozhinit, Viktor i cili vdiq kur ai ishte nëntë vjeç, ishte hebre. Pasi kreu gati një dekadë burg për vjedhje, Yevgeny Prigozhin, me ndihmën e njerkut hebre, ai e ktheu një stendë hot-dog në një perandori restoranti luksoz dhe u bë i njohur si “kuzhinieri i Putinit”.

Prigozhin më pas krijoi dhe drejtoi “fermën e propagandës” të Agjencisë së Kërkimeve të Internetit për të ndërhyrë shumë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së të vitit 2016. Media izraelite thekson se Prigozhin fitoi vëmendjen globale vetëm këtë vit kur filloi një rebelim jetëshkurtër, por të mbështetur mirë kundër regjimit të Vladimir Putinit.

Pasi kritikoi publikisht veprimet e anëtarëve të elitës ushtarake ruse dhe i akuzoi ata për sulmin ndaj grupit në Bakhmut, ai urdhëroi një marshim drejt Moskës. Ishte rebelimi më i gjerë në të gjithë sundimin 23-vjeçar të Putinit, i cili përfundoi me një marrëveshje të ndërmjetësuar nga presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk u përfshi në listën e hebrenjve më me ndikim këtë vit. Vitin e kaluar, ai u rendit i pari në listën e 50 hebrenjve më me ndikim.

“Nuk ka shumë liderë politikë që janë ngritur në statusin e një ikone, por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bë një prej tyre”, shpjegoi Jerusalem Post në kohën e përfshirjes së tij në listë.

Lista e këtij viti përfshin gjithashtu edhe Benjamin Netanyahu (kryeministër i Izraelit), Anthony Blinken (Sekretar i Shtetit i SHBA), Isaac Herzog (President izraelit), David Barnea (drejtor i Mossad), Mark Zuckerberg (themelues i Facebook), George dhe Alex Soros, Roman Abramovich.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Balla nga Vlora: Këtë vit heqim vendin nga ‘harta e kanabisit’, territorin e vëzhgojmë me dronët ‘Bayraktar’

Balla nga Vlora: Këtë vit heqim vendin nga ‘harta e kanabisit’, territorin e vëzhgojmë me dronët ‘Bayraktar’