Sondazhi Report Tv/ Kush ka mbajtur qëndrim më të drejtë për veriun e Kosovës? Shqiptarët të ndarë 50 me 50 mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit

Sondazhi Report Tv/ Kush ka mbajtur qëndrim më të drejtë për veriun e Kosovës? Shqiptarët të ndarë 50 me 50 mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit

Tensionet në veriun e Kosovës u rindezën me sulmin e grupit të armatosur serb në veri të Kosovës më 24 shtator ku mbeti i vrarë dhe polici Afrim Bunjaku.

Kryeministri Edi Rama kërkon KFOR të marrë nën kontroll veriun e Kosovës si dhe përsërit idenë e një konference paqeje për normalizimin me planin franko-gjerman si udhërrëfyes në tryezën e bisedimeve të pandërprera. Por kjo kundërshtohet nga Albin Kurti

Në sondazhin e realizuar nga Report TV në bashkëpunim me Eduard Zalonshnjen, të pyeturve u është bërë kjo pyetje

Kush mendoni se ka mbajtur qëndrimin më të drejtë rreth situatës në veriun e Kosovës?

38.7% janë shprehur se Rama ka mbajtur qëndrimin më të drejtë rreth situatës në veriun e Kosovës, ndërsa 11.3% kanë thënë se anojnë nga Rama.

Nga ana tjetër 34.6% që janë shprehur se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbajtur qëndrim më të drejtë dhe 15.4% që anojnë nga ai.


Lajmi kryesor:

Sondazhi/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS fiton mandatin e 4! Rama mbetet politikani më i preferuar! Bie pëlqimi për Berishën, ngrihet Basha! Qytetarët të zhgënjyer nga opozita


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën