Kush kërkon azil shkon në Afrikë, avokati nga Anglia për Report Tv: Deri më 16 janar nuk do procedohet largimi për në Ruanda

Çdo qytetar i botës që do të kërkojë azil në Angli brenda pak ditëve do të përfundojë në Afrikë. Gjykata e Lartë britanike dha këtë të hënë një vendim pro qeverisë për dërgimin e azilkërkuesve në Ruanda.

Avokati Naim Hasani në një intervistë për ‘Studio Live’ në Report Tv tha se Gjykata e Lartë ka vendosur që deri më 16 janar në të mos procedohet me largimi për në Ruanda, ndërsa palët do të kenë mundësi që të paraqesin dokumentet për të aplikuar për azil.

‘Ajo që është e rëndësishme të theksohet është se në vendim përfshihen edhe shqiptarë, por Gjykata e Lartë ka vendosur deri më 16 janar në përgjithësi të mos procedohet me largimin drejt Ruandës me qëllim për tu dhënë mundësi të dyja palëve për të paraqitur dokumentet për aplikuar për azil. Deri atëherë do të shihet. Zëdhënësi i Rishi Sunak ka deklaruar se do të ecë para me procedurat e ligjshme për të dërguar azilkërkuesit drejt Ruandës. Gjykata ka marrë një vendim të balancuar kërkesat individuale duhet të trajtohen me kujdes nga Mbretëria e Bashkuar. Jemi në fund të një fazë te parë, por kjo çështje pritet që të shkojë edhe në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Supreme. Qeveria e ka shpallur politike marrëveshjen e saj më Ruandën për të luftuar ardhjen  emigrantëve me gomone.’- tha avokati.

Për gazetarin Arbër Hitaj, avokati Hasani tha gjatë këtij viti kanë mbërritur në Britaninë e Madhe rreth 405 mijë emigrantë, nga këta 44 mijë emigrantë të paligjshëm. Ndërmjet këtyre emigrantëve të paligjshëm 13 mijë janë shqiptar, pohoi avokati.

‘Gjatë këtij viti deri tani kanë mbërritur në Britani 405 mijë, nga këta 44 mijë emigrantë të paligjshëm nga La Manshi, nga këta 13 mijë është numri i shqiptarëve që kanë mbërritur. Ky numër i madh do prekë edhe shqiptarët. Beteja ligjore vazhdon dhe do të vazhdojë për liritë dhe të drejtat themelore të azilkërkeuesve. Laburistët kanë thënë nëse vijnë në pushtet do të anulojnë politikën e Ruandës. Është një numër i dedikuar që do të shqyrtojnë kërkesat për shqiptarët. Pse vijnë shqiptarët? Janë habitur pasi pyesin çfarë po ndodh, çfarë nuk shkon në Shqipëri. Unë nuk mendoj se komunitetit jonë këtu apo që kontribuojnë në Britani dhe që janë të ligjshme nuk kanë asgjë për tu frikësuar. Kriminelë ka kudo, kriminelët nuk kanë emër.’- u shpreh Hasani.

Ministrja aktuale konservatore Suella Braverman dhe ajo e shkuara Patel e cilësojnë vendimin hap të madh për luftën ndaj bandave që trafikojnë njerëz drejt Britanisë. Por organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë UNHCR-në, agjencinë e Kombeve të Bashkuara për refugjatët dhe shoqatat të tjera kanë ngritur shqetësime për këtë vendim britanik

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?