Kush përfiton nga bonusi i strehimit

Kush përfiton nga bonusi i strehimit
Nga bonusi i strehimi do të përfitojnë të gjithë personat jetim, emigrantët e rikthyer, punonjësit e policisë së shtetit, familjet e komunitetit rom, etj. Në vendimin e qeverisë të publikuar në Fletoren Zyrtare janë renditur kategoritë parësore që do përfitojë në secilën bashki.

Përparësi në përfitimin e bonusit të strehimit, me fondet e buxhetit të shtetit, kanë kategoritë e përcaktuara në pikën 2, të nenit 24, të ligjit nr. 9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale të strehimit”, të ndryshuar, si më poshtë vijon:

-Personat me statusin e jetimit
-Personat me aftësi të kufizuar, të cilët trajtohen në mbështetje të vendimit nr. 526, datë 6.8.2014, “Për kategoritë e personave me aftësi të kufizuara që trajtohen me përparësi nga programet sociale të strehimit”.
-Familjet e policëve të rënë në detyrë
Familjet e komunitetit rom
Emigrantët e rikthyer
Punëtori emigrant
Punonjësit e Policisë së Shtetit.
Sipas Vendimit përfitues të bonusit të strehimit do të jenë të gjitha njësitë e qeverisjes vendore që aplikojnë pranë ministrisë që mbulon çështjet e strehimit, bazuar në aplikimin e tyre për:
-Kërkesat e paraqitura për banesa sociale me qira.
-Mundësitë financiare të njësive të qeverisjes vendore.
-Listën e miratuar me vendim të këshillit të njësisë së qeverisjes vendore për familjet përfituese, me vlerën respektive financiare të bonusit.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)