‘Kush prek votën i pritet dora’, Zv. ministri i Brendshëm për Report Tv: Nuk ka nevojë për kërcënime, aktiviteti i policisë është vlerësuar në zgjedhje si i paanshëm dhe profesional

Kur kanë mbetur vetëm pak javë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, palët politike janë gjithnjë e më tepër në terren, ndërkohë që një rol shumë të rëndësishëm në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor ka edhe Ministria e Brendshme.

I pyetur në lidhje me rolin që do të ketë Ministria e Brendshme për të garantuar një proces elektoral transparent dhe të ndershëm se përndryshe ‘kush prek votën sipas presidentit do t’i pritet dora’ zv, ministri i Brendshëm Julian Hodaj, tha se nuk ka nevojë për kërcënime pasi tashmë vit pas viti ka një traditë të konsoliduar për mirë në zhvillimin e zgjedhjeve.

Hodaj tha për Report TV se procesi i zhvillimit të zgjedhjeve do të jetë më i mirë se vitet paraardhëse dhe se në bazë edhe të raporteve të mëparshme është vlerësuar roli i policisë së shtetit si i paanshëm dhe me profesionalitet.

‘Ministria e Brendshme rolin në zgjedhje e ka relativ, detyra e Ministrisë së Brendshme është se nga një anë të sigurojë listat që bëhen më së miri dhe deri tani më rezulton që të mos ketë pasur kontestime dhe nga ana tjetër është aktiviteti i Policisë së Shtetit, që përsëri është goxha i vlerësuar. Po të shihni raportet e ODIHR do të shihni se ka një përmirësim domethënëse të rolit të policisë në zgjedhje vit pas viti. Është interesante sesi vlerësohet policia në zgjedhje për paanshmëri dhe profesionalitet.  Dhe besoje se kjo do të jetë edhe e këtij viti nuk ka nevojë as për kërcënime dhe as për prerje duarsh. Kemi një traditë të konsoliduar se çdo vit bëhen zgjedhje më të mira dhe në do të vazhdojmë dhe siguroj se raporti që do të vijë do të jetë më i mirë se i vitit 2019. Nuk ndikon Ministria e Brendshme sesi do të votojnë qytetarët. Për fat kë keq eksperienca la treguar që gjithmonë rezultatet janë kontestuar shpresoj që mos të ketë kontestime. Unë besoj se do të jetë një proces më i mirë se paraardhësi.’- tha Hodaj.

Hodaj tha më tej se Partia Socialiste synon fitimin e mandatit të tretë për të përfunduar punët të cilat qeveria nisur. Sa i takon koalicionit pasgjedhor të Partisë Demokratike me LSI-në, Hodaj tha se në koalicionin e tyre ka një paradoks, pasi nga të bashkuar u ndanë dhe sërish kërkojnë që të bashkohen.

‘Problemi kryesor i opozitës është se ka një mosdakordësi totale ndërmjet lidershipit. Nuk besoj se dy forcat kryesore të opozitë si besojnë njëra-tjetrës. Ka edhe një problem në atë që mund të konsiderohet lideri i opozitës. Zoti Basha nuk është rishtar as në politikë as në qeverisje, e ka filluar në 2005, ka qenë tre herë ministër në dijeninë time. Për çfarë do ta mbajë mend elektorati shqiptar? Do ta mbaj mend si ministër i Transporteve për rrugën Durrës-Kukës, ku KLSH thotë se kishte 300 e kusur euro dëme dhe që mbylli ndjekjen penale me një vendim gjykate të lartë mbi baza procedurale. A do ta mbani mend për ministër të Jashtëm për marrëveshjen e detit me Greqinë që Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi! A do ta mbajnë mend si ministër i Brendshëm për ata katër të vdekur në Bulevard. Në këtë pikë jo vetëm lidershipi, por edhe ato që i pasojnë janë po të njëjtat figura që janë provuar në qeverisje dhe që publiku i ka ndëshkuar rëndë. Nuk e di se çfarë kjo opozitë mund tu ofrojë shqiptarëve.

Një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të bëjmë në mandatin e tretë është përfundimi i Reformës në Drejtësi, që është elementi kyç që na bën vend unik që na ka bashkuar shumë edhe me BE-në dhe që është një element nervozizmi edhe për liderët e opozitës përfshirë edhe kreun e shtetit. Unë besoj se Reforma në Drejtësi do të sqarojë shumë gjëra. Në lidhje me atë që thotë presidenti, e para është se besoj është e paparanushme nga dikush që është kreu i shtetit dhe simbol i unitetit kombëtar që të marrë anë të skajshme, dhe e dyta tregon një parehati totale të presidentit në raport me atë që është fuqia reale e opozitës. Duke e parë nga gjestikulacioni i ka folur shumë subkoshienca, pasi në vetvete është i bindur se kjo opozitë nuk vlen. E treta besoj se presidenti këtë rol e ka marrë prej kohësh, pra dëshirën për të qenë shefi i opozitës e ka marrë prej kohësh. Tregon edhe një lloj zhvlerësimi për ato që janë personazhet sot në detyre dhe pretendojnë se udhëheqin sot opozitën. Dhe e katërta, do të thoja 71 mandate tha dhe jep dorëheqjen, në llogarinë e tij dhe tonën janë shumë më tepër. Do të përmirësojmë rezultatin e 2017.’- tha Hodaj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 02/03/2021 19:49

    Ministri, zv.ministrat me shumice te brendshem flasin te tere per policine. A thua jane drejtues te saj. Policia ka drejtuesit e vet. Por eshte ne kulturen tipike te komunizmit nje qasje e tille.

    Përgjigju
  • polici: 02/03/2021 19:33

    e depolitizuar policia po ky cuni po punon fort per rezultst te mire ne tirane.. hajde perktheje kete tipin..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja