Gjykata Kushtetuese ka kthyer për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë kërkesën e Sali Berishës lidhur me masën e “detyrimit të paraqitjes.”

Kushtetuesja e ka pranuar pjesërisht kërkesën dhe thotë se vendimi i Gjykatës së Lartë është i papajtueshëm me Kushtetutën dhe e ka kthyer mbrapsht duke i kërkuar ta arsyetojë.

Në thelb, çështja i është dërguar Gjykatës së Lartë për rishqyrtim.

Pjesa të cilën Kushtetuesja nuk ka pranuar janë pretendimet për cenim të së drejtës për proces të rregullt ligjor, pasi arsyetimet e gjykatave të tjera nuk janë gjetur arbitrare dhe të pamjaftueshme.

Berisha është i pandehur për aferën ‘Partizani’, për privatizimin e ish-kompleksit sportiv.