Kushtetuesja ‘shuplakë’ Mediut dhe PD-së: Masat anti-COVID të domosdoshme, të zbatohen nga të gjitha partitë, nuk cenojnë garën zgjedhore dhe liritë 

Gjykata Kushtetuese ka arsyetuar vendimin për lënien në fuqi të masave kufizuese anti-COVID, duke rrëzuar kështu kërkesën e Partisë Republikane, e cila kërkonte lejimin e grumbullimeve, tubimeve, mbledhjeve partiake, dasmave etj., po nga ana tjetër gjykata urdhëroi qeverinë që të vendosë një afat se deri kur do të zbatohen këto masa. Padia e PR-së me në krye Fatmir Mediun është mbështetur edhe nga Partia Demokratike, e cila sfidoi rregullat mbrojtëse anti-COVID me mitingun e hapjes së fushatës. 

Gjykata Kushtetuese arsyeton se ndalimi i grumbullimeve më shumë se 10 persona në kushtet e pandemisë është një masë e domosdoshme, e cila nuk cënon barazinë e partive në zgjedhje dhe nuk sjellë as trajtim preferencial për parti të caktuara, pasi masa ndaluese është e vlefshme për të gjitha subjektet politike dhe se lejohen grupimet deri në 10 persona, duke ruajtur distancën. Gjykata hedh poshtë pretendimin e Fatmir Mediut se masat anti-COVID i vendos partitë në kushte të pabarabarta, pasi urdhri nuk do të zbatohet vetëm nga opozita, por edhe nga mazhoranca. 

“Të gjitha partitë politike, pa dallim, janë të detyruara të respektojnë kufizimin e vendosur nga akti i kundërshtuar dhe organet kompetente për dhënien e masave administrative duhet t’i zbatojnë ato njëlloj për të gjitha partitë politike. Rrjedhimisht, nuk mund tё thuhet se pjesëmarrja e partive politike në zgjedhje në kushte të barabarta cenohet për shkak të mënyrës së formulimit të urdhrit nr. 633/2020”, thuhet ndër të tjera në vendim. 

Kushtetuesja ka hedhur poshtë edhe pretendimin se urdhri cenon lirinë e tubimit dhe të fjalës, duke theksuar se masat janë bazuar në ligj, për të mbrojtur popullatën nga sëmundjet infektive.

“Gjykata çmon se kufizimi nga urdhri i ministrit i së drejtës së tubimit, të lidhur me të drejtën e shprehjes, është i domosdoshëm në një shoqëri demokratike, pasi diktohet nga një nevojë urgjente shoqërore”, thuhet në vendim, duke iu referuar covid-19. 

Por, në të njëjtën kohë, Gjykata Kushtetuese shprehet se çdo kufizim i të drejtave në vetvete duhet të ketë elementin e përkohshmërisë, duke kërkuar që për aplikimin e masave duhet të vendoset një afat.

“Gjykata vlerëson se akti i kundërshtuar nuk respekton kriterin e proporcionalitetit, sipas nenit 17 të Kushtetutës, për shkak të mosparashikimit të një afati të përcaktuar për kohëzgjatjen e masave kufizuese dhe për këtë shkak shprehja “gjer në një urdhër të dytë” duhet të shfuqizohet”, thuhet në vendim. 

Ndërkaq, anëtarët Altin Binaj dhe Elsa Toska kanë shprehur një mendim ndryshe, duke mbështetur plotësisht urdhrin nr. 633/2020 të Ministres së Shëndetësisë për kufizimet anti-covid, përfshirë edhe mungesën e një afati për zgjatjen e masave. Dy anëtarët ishin të mendimit se kërkesa e Fatmir Mediut duhej rrëzuar në tërësi. 

Vendimi i plotë i Kushtetueses për masat anti-covid

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • geg hyseni: 27/03/2021 05:33

    Nga ky vendim ndjehen te privilegjuar vetem partiçkat si puna edhe e PR te Medushit, qe nuk arrine te mbledhin as 10 persona ne fushate dhe lere pastaj ne kutite e votimit....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja