Kuvendi miratoi me 83 vota pro të enjten p/ligjin 'për energjinë elektrike', ndërsa me ligjin e ri nuk do të ketë barrë hipotekore për konsumatorët familjarë që janë debitorë ndaj OSHEE-së.
Pas debateve të ashpra në Kuvend mbi vendosjen e barrës hipotekore për debitorët e energjisë elektrike, grupi parlamentar i Partisë Socialiste propozoi heqjen e saj për konsumatorët familjarë.
Ligji i ri për energjinë elektrike parashikon vendosjen e barrës hipotekore për bizneset, kur kalojnë vlerën debitore prej 1.5 milionë lekëve.
Ligji "Për sektorin e energjisë elektrike" ka si qëllim krijimin e kuadrit ligjor në këtë sektor, me objektiv krijimin dhe funksionimin e efektshëm dhe konkurrues të tregut të energjisë elektrike. Kjo do të mundësojë një furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt me energji elektrike të klientëve, duke marrë në konsideratë interesat e konsumatorëve, minimizimin e kostos së shërbimit të furnizimit me energji elektrike dhe përshtatshmërinë e tij me mjedisin.
Ligji synon mbështetjen e një reforme të thellë në këtë sektor, që jo vetëm do të zgjidhte një problematikë të krijuar ndërmjet operatorëve të ndryshëm në treg, por do të mundësonte zhvillimin më të shpejtë dhe të sigurt të një tregu efektiv dhe të qëndrueshëm në këtë sektor jetik për ekonominë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve, përfshirë integrimin e tij në tregun rajonal dhe atij evropian./atsh/
/Shqiptarja.com