Rrjedhje votash nga opozita por Kuvendi nuk gjen sërish konsensusin por anëtarët e KLGJ e KLP zgjidhen automatikisht, 3 emrat e rinj! PD tha se do e çojë në Kushtetuese

Rrjedhje votash nga opozita por Kuvendi nuk gjen sërish konsensusin por anëtarët e KLGJ e KLP zgjidhen automatikisht, 3 emrat e rinj! PD tha se do e çojë në Kushtetuese

Seanca plenare Kuvend

Ilir Rusi dhe Yllka Rupa do të jenë anëtarët që do të zëvendësojnë Maksim Çokun dhe Erjon Muharremajn në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ndërsa sa i përket KLP-së, për njërin vend që mbetet vakant nga kreu aktual Gent Ibrahimi u zgjodh kandidatja Mirela Bogdani, si e vetmja që ishte në garë.

Edhe pse edhe në votimin e sotëm Kuvendi nuk arriti shumicën prej 84 votash, bazuar në ligjin për zgjedhjen e anëtarëve të KLP dhe KLGJ kandidatët e përcaktur nga shorti janë automatikisht anëtarë të këtyre 2 institucioneve shumë të rëndësishme te qeverisjes së sistemit të drejtësisë në vend.

"Emrat e kandidatëve të përzgjedhur nga nënkomisioni përmblidhen në një listë dhe i dërgohen Kryetarit të Kuvendit. Brenda 10 ditëve, Kuvendi miraton listën e kandidatëve me 2/3 e të gjithë anëtarëve. Nëse lista rrëzohet, procedura përsëritet në nënkomision sipas pikës 7 të këtij neni, por jo më shumë se dy herë. Në rast se pas zhvillimit për herë të tretë të procedurës Kuvendi nuk miraton listën e paraqitur, kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur. Procedura e detajuar rregullohet me ligj", thuhet në ligj.

Këshilli i Lartë Gjyqësor përbëhet nga 11 anëtarëve, 5 anëtarë jo-gjyqtarë të zgjedhur nga Kuvendi dhe 6 anëtarë gjyqtarë të zgjedhur nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve. Kuvendi zgjedh 2 anëtarë nga Avokatia, 2 nga institucionet e arsimit të lartë dhe 1 nga shoqëria civile. E njëjta gjë është edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, i cili ka 5 anëtarë jo prokurorë dhe 6 anëtarë prokurorë.

Sipas procedurave ligjore për përzgjedhjen e anëtarëve të organeve të drejtësisë, kandidatët nga trupa e pedagogëve përzgjidhen në 2 faza: së pari nga institucionet përkatëse të arsimit të lartë (fakultetet e drejtësisë dhe Shkolla e Magjistraturës) dhe së dyti nga një mbledhje e posaçme e rektorëve dhe dekanëve. Kuvendi zgjedh pastaj 2 anëtarë për secilin institucion midis kandidatëve me votat e 2/3 të të gjithë anëtarëve.

Kuvendi plotësoi tre vakanca në organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë. Yllka Rupa dhe Ilir Rusi do të jenë dy anëtarët e rinj në Këshillin e Lartë Gjyqësor ndërsa Mirela Bogdani do të zërë karrigen e Gent Ibrahimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Për dy vakancat në KLGJ u mblodhën 84 vota pro, 1 kundër dhe një abstenim, numër ky më I madh se sa ai i kartonëve që zotëron maxhoranca në sallë duke treguar rrjedhje votash. Ndërsa për Mirela Bogdanin ishin 81 pro tre kundër dhe një abstenim, sërish më shumë se 77-tëshja e maxhorancës. Për të dyja rastet votat ishin të pamjaftueshme për t’i zgjedhur me shumicën që kërkon ligji, por duke qenë ky votim i tretë, hyn në zbatim mekanizmi i tretë që e bën automatikisht fituese listën e përcjellë për miratim.

Kujtojmë e hedhja e shortit në nënkomisionin parlamentar shkaktoi debate politike. PD ka njoftuar se do ta dërgojë në Kushtetuese këtë vendim pasi sipas saj anëtarët e KLP janë të përcaktuar.

"Mazhoranca paracakton anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kuvendi shkeli Kushtetutën dhe ligjin në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke bërë proces fiktiv shorti, ku për dy vende vakante në “short” u hodh vetëm një kandidat!  PD do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e sotëm antikushtetues. Drejtësia e pavarur është element kyç për shtetin ligjor", shkroi  Bardhi.

Përfaqësuesja e PS në Kuvend, Klotilda Bushka i është përgjigjur Partisë Demokratike për caktimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Bushka tha se anëtarët janë zgjedhur sipas shortit dhe procedurave të parapërcaktuara duke zbatuar ligjin.

K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani