Kuvendi i Shqipërisë ka shtyrë sot në mbrëmje, për seancën e ardhshme, votimin në tërësi të projektligjit për energjinë elektrike, ndërsa e ka miratuar atë në parim me 67 vota pro, 19 kundër dhe 1 votë apstenim.
Ka qënë neni 92 i këtij ligji që ka të bëjë me barrën hipotekore që ka hasur në paqartësi nga deputetët, të cilët kanë kërkuar më tepër shpjegime.
Nënkryetari i grupit të PS, Taulant Balla propozoi dhe shtyrjen e këtij projektligji për seancën e ardhshme.
Projektligji "Për sektorin e energjisë elektrike" ka si qëllim krijimin e kuadrit ligjor në këtë sektor, me objektiv krijimin dhe funksionimin e efektshëm dhe konkurrues të tregut të energjisë elektrike. Kjo do të mundësojë një furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt me energji elektrike të klientëve, duke marrë në konsideratë interesat e konsumatorëve, minimizimin e kostos së shërbimit të furnizimit me energjielektrike dhe përshtatshmërinë e tij me mjedisin.
Nga ana tjetër, projektligji synon përmbushjen e angazhimeve që Shqipëria ka marrë në kuadër të Traktatit të Komunitetit të Energjisë si dhe harmonizimin më të plotë të legjislacionit të sektorit të energjisë elektrike me direktivat dhe rregulloret e BE-së, kryesisht ato të paketës së tretë legjislative të sektorit të energjisë.
Projektligji synon mbështetjen e një reforme të thellë në këtë sektor, që jo vetëm do të zgjidhte një problematikë të krijuar ndërmjet operatorëve të ndryshëm në treg, por do të mundësonte zhvillimin më të shpejtë dhe të sigurt të një tregu efektiv dhe të qëndrueshëm në këtë sektor jetik për ekonominë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve, përfshirë integrimin e tij në tregun rajonal dhe atij evropian. Sektori i energjisë në përgjithësi dhe ai i energjisë elektrike në veçanti mbeten një nga prioritetet e politikave të qeverisë shqiptare, për vetë ndikimet që ky sektor ka në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit dhe në mirëqenien e popullsisë./atsh/
/Shqiptarja.com