Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV) mbështet Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në marrjen e masave ndaj subjekteve politike, nëse do të kryejnë fushatë elektorale përpara datës së fillimit zyrtar të saj. Në një deklaratë për shtyp, Koalicioni i bën thirrje partive politike që të respektojnë rigorozisht afatin e përcaktuar në Kodin Zgjedhor për kryerjen e fushatës elektorale nga data 22 Maj deri më datën 19 Qershor 2015. "KVV ka dënuar fillimin e hershëm të fushatës nga kandidatë të dy koalicioneve, pavarësisht se ende nuk janë të zyrtarizuar. Fushata e tyre ishte e paligjshme, jo vetëm për zhvillimin e parakohshëm të saj, por edhe të elementëve të tjerë, si mbështetja nga ana e zyrtarëve të lartë të qeverisë, të bashkive apo edhe të deputetëve të Kuvendit", thuhet në deklaratën e KVV-së. /atsh/