TIRANË - Koalicioni i Vëzhguesve Vendore ka publikuar raportin e dytë të Ndërmjetëm të Monitorimit për zgjedhjet lokale 2015.
 
Në këtë raport konstatohet se Pavarësisht vullnetit të shprehur nëpërmjet Rezolutës së Dhjetorit 2014, de facto vullneti politik, komunikimi mes forcave politike dhe, si rrjedhojë, konsensusi i nevojshëm për ndërmarrjen e ndryshimeve të duhura dhe të rëndësishme ligjore ka munguar dhe vazhdon të mungojë.

Sipas KVV angazhimi i partive politike për dekriminalizimin e politikës deri në këtë moment është karakterizuar nga retorikë politike dhe iniciativa të cunguara, ndërmarrë nga opozita apo mazhoranca më vete.

Në thelb, angazhimi i partive politike për dekriminalizimin e politikës deri në këtë moment është karakterizuar nga retorikë politike dhe iniciativa të cunguara, ndërmarrë nga opozita apo maxhoranca më vete. Fryma e dialogut dhe konsensusit për këtë çështje vazhdon të mungojë, ashtu siç kanë munguar iniciativa konkrete dhe serioze që të mundësojnë këtë proces kaq të rëndësishëm për shoqërinë shqiptare, ndërkohë që mazhoranca dhe opozita vazhdojnë të akuzohen respektivisht për mungesë vullneti dhe bllokim të procesit.”- thuhet në raportin e Koalicionitë të Vëzhguesve Vendorë.