Ndërgjegjësimi i qytetarëve është në rritje pas përhapje së koronavirusit Covid-19 në botë.
Nëse jeni mbartës të koronavirusit Covid-19, por nuk keni nevojë për kujdes të menjëhershëm mjekësor, profesionistët e shëndetit sugjerojnë vetë-izolimin.
Kjo do të thotë të ndaheni nga njerëzit e tjerë në mënyrë, që të përmirësoheni pa infektuar askënd tjetër.
Sipas Vox, ekspertët rekomandojnë gjithashtu izolimin ose karantinimin për ata që kanë kontaktuar një profesionist të shëndetit dhe tregojnë simptoma të sëmundjes, përfshirë ethe, kollë të thatë dhe këputje, por ende nuk janë testuar, dhe për ata që kanë qenë në kontakt të ngushtë me njerëz që dihet se kanë virusin.
Eshtë një metodë me efektshmëri të lartë për të ngadalësuar shpërhapjen e virusitdhe një prej mënyrave se si u frenua shpërhapja e virusit SARS në vitin 2003.
Për këtë arsye profesionistët e shëndetit këmbëngulin se, kushdo që tregon simptoma duhet të qëndrojë larg të tjerëve sa më shumë që të mundet, ndërkohë që të konsultohen vazhdimisht me ofruesit e kujdesit shëndetësor për këshilla, se sa kohë duhet të rrinë të izoluar, që në shumicën e rasteve është një periudhë 14-ditore.
Është një proces me përfshirje, që kërkon shumë vigjilencë dhe përkushtim dhe nëse është e mundur ndihmë nga një bashkëshort, partner, mik apo anëtar i familjes.
Kjo është e ndryshme nga vetë-karantina, që ndosh kur dikush që nuk ka ende simptoma, por ka rënë në kontakt me dikë që e ka, rri larg njerëzve për të pare.
Për fat të mirë, ekspertë mjekësorë dhe zyrtarë nga e gjithë bota kanë renditur praktikat më të mira për rastin kur ju jeni në shtëpi, larg nga të tjerët për shkak të Covid-19, i cili mund të kërkojë maska, doreza, apo pastrim.
Si mund të vetëizolohet më mire nëse jeni i prekur me koronavirus.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Shërbimi Kombëtar i Shëndetit të Britanisë (NHS) rendit pesë gjëra kryesore që duhet të bëni gjatë vetë-izolimit.
Disa janë jashtëzakonisht të thjeshta; pjesa më e vështirë është t’u përmbahesh atyre për një periudhë potenciale dy-javore.
1.Qëndroni në shtëpi
Seriozisht, rrini në shtëpi. Kjo duhet të jetë e qartë nga termi “vetë-izolim”, por mbetet praktika më e mirë. “Mos dilni nëse jeni të sëmurë”, shkruan Tom Frieden, ish-drejtori i CDC, për revistën Think Global Health.
Dikush që ka simptoma të koronavirusit nuk duhet të dalë nga shtëpia nëse nuk është për kujdes mjekësor.
Kjo do të thotë të shmangni çdo hapësirë publike si punë, autobusë, shkolla, taksi, apo dyqane ushqimore.
Nëse keni dikë që mund t’ju ndihmojë në blerjen dhe shpërndarjen e ushqimit ose furnizimeve sipas nevojës qoftë një mik apo një shërbim në shtëpi kërkojini të marrin atë që është e nevojshme.
Ndërkohë, nëse nuk mund të punoni, përdorni kohën për të lexuar ose parë televizor.
“Le të inkurajojmë shërbimet tona të transmetimit dixhital, përfshirë Netflix, Disney, Hulu, Apple, Amazon dhe shërbimet e tjera që të ofrojnë shërbime falas për njerëzit në karantinë në shtëpi dhe në vendet me transmetim komunitar, në mënyrë që të bëjnë qëndrimin në shtëpi më të këndshëm dhe për këtë arsye të rrisim shanset që njerëzit do i zbatojnë masat”, shkruan gjithashtu Frieden.
2.Ndahuni nga njerëzit e tjerë dhe kafshët shtëpiake
Nëse jetoni me dikë, si një bashkëshort ose partner, ose keni kafshë, do të jetë një sfidë të largoheni prej tyre, por është pikërisht ajo që duhet të bëni.
Nëse është e mundur, qëndroni në një dhomë të veçantë dhe përdorni një banjë të veçantë nga të gjithë të tjerët. Këshilla është që vetëm të dilni nga dhoma për të marrë ushqimin kur askush tjetër nuk është në kuzhinë dhe më pas të dezinfektoni të gjitha hapësirat.
Kjo mund të përfshijë banesën, dorezat e dyerve, të frigoriferit, etj.
Ju duhet të merrni ushqimin përsëri në zonën e izoluar, mundësisht dhomën e gjumit. Dhe mos ndani pjata, gota ose vegla.
Pas përdorimit, ato duhet të lahen plotësisht me sapun dhe ujë ose në një makinë larëse enësh.
Sa për kafshët shtëpiake, është shumë e rëndësishme që CDC ju rekomandon të qëndroni larg dhe nëse ndodh që t’I prekni duhet të lani duart.
Sigurisht, ju prapë mund t’u thoni miqve tuaj që i keni xhan, përmes derës së mbyllur.
3.Mbani lëngjet nga kollitjet dhe teshtitjet, larg ajrit ose sipërfaqeve të ndotura
Të gjithëve u është thënë që të teshtijnë ose kolliten me këndin e bërrylit për të ndaluar përhapjen e virusit përmes stërklave, dhe e njëjta gjë vlen edhe gjatë izolimit.
“Nëse nuk mund të vishni një maskë për të mbrojtur të tjerët nga stërklat tuaja, ose sepse ka mungesë maskash, apo sepse ju shkakton probleme me frymëmarrjen, atëherë njerëzit që jetojnë me ju nuk duhet të qëndrojnë në të njëjtën dhomë me ju, ose duhet të mbylojnë fytyrën nëse hyjnë në dhomën tuaj”, thotë CDC.
Mos qëndrimi në të njëjtën dhomë është thelbësore.
Një bashkëshort, partner ose mik nuk duhet të përdorë të njëjtën shtrat me personin e sëmurë.
Rekomandohet që personi më i shëndetshëm të flejë diku tjetër, qoftë në një dhomë tjetër nëse është e mundur, ose në divan.
4.Lani duart
Eshtë gjëja më e mirë që një person mund të bëjë për të shmangur infeksionin: Nëse ka një virus në dorën tuaj dhe ju prekni hundën, gojën ose sytë, mund të infektoheni.
Por veçanërisht nëse dikush është i sëmurë, ose një person tjetër është duke u kujdesur për të sëmurin, larja për të paktën 20 sekonda dhe shpesh me sapun dhe ujë është gjëja më e mirë e mundshme.
Nëse nuk keni sapun dhe ujë, profesionistët mjekësorë rekomandojnë të përdorni dezinfektantin e duarve me të paktën 60 % alkool.
Duhet të ketë të paktën 60% alkool që ai proces të funksionojë dhe të gjitha sipërfaqet e duarve duhet të fërkohen derisa të thahen.
5.Pastroni dhe lani gjërat që i prekni më shumë në shtëpi
Pastrimi i kuzhinës, siç u përmend më lart, është thelbësor, por nuk është gjithça që duhet dezinfektuar.
Eshtë e paqartë se sa është i madh është faktori i përhapjes së virusit nga sipërfaqet, por ende rekomandohet pastrimi i plotë.
Çdo gjë që preket në shtëpi duhet të pastrohet plotësisht, sic mund të jetë banaku, tabletat, çadra dore, pajisje për banjo, tualete, telefona, tastierë dhe tavolina në shtrat, çdo ditë.
Banjat shpesh janë anashkaluar, por janë të rëndësishme pasi mund të kenë gjak, pështymë ose lëngje të tjera trupore në to që mund të përhapin virusin.
Nëse ka vetëm një banjë, NHS rekomandon vendosjen e orareve, ku personi i izoluar e përdor i fundit, para se të pastrojë plotësisht vetë banjën.
Të gjithë duhet të përdorin peshqirë të veçantë nëse nuk e bëjnë tashmë.
Kjo praktikë më e mirë shtrihet edhe në lavanderi. Duhet të hiqet çdo rrobë ose çarçafë që kanë mbi to gjak, pështymë ose lëngje trupore, mundësisht duke përdorur doreza të disponueshme.
Personi që heq sendet, mundësisht një partner ose mik jo personi i sëmurë duhet të lajë duart më pas.
Vendosni të gjitha dorezat e përdorura, fasadat dhe sendet e tjera të kontaminuara në një enë qese më vete, përpara se t’i vendosni me mbeturina të tjera shtëpiake.
Arsyeja që përqëndrohemi në vetëizolimin është se është shumë e efektshme, por edhe shumë e ndërlikuar.
Gjithësesi, një person i sëmurë mund të ndjejë ankthin për t’i dhënë fund izolimit.
Siç e thotë NHS, ata që janë të izoluar kanë tendencë të mërziten ose zhgënjehen, me gjendjen shpirtërore të një personi me humor të rënë, duke u ndjerë të shqetësuar ose duke patur probleme me gjumin.