Ky ishte “viti i Lulzimit”!

Ky ishte “viti i Lulzimit”!

Kryetari i PD, Lulzim Basha

Viti 2018 padyshim do të mbahet mend si “viti i Lulëzimit”, jo për shkak të arritjeve dhe sukseseve, jo për shkak të risive dhe ndjesive, por për shkak të fiaskove dhe telasheve në të cilat ai e ka futur thellë opozitën në tërësi, dhe veçanërisht PD. Viti 2018, padyshim do të mbetet “viti i Lulzimit”, nga ku opozita e stërlodhur nuk mori sprintin e duhur, nuk dha frymëzimin e pritur, dhe nuk ngjalli shpresën dhe besimin tek militantët e saj të dërrmuar.

Viti 2018 do të mbetet “viti i Lulëzimit” edhe për 1001 arsye të tjera që lidhen me mungesën e politikbërjes, mungesën e transparencës dhe ideve rracionale, për mungesën e aftësive dhe bashkëpunimit institucional, duke prodhuar skandale dhe dështime. Viti 2018 do të mbahet mend gjatë politikisht si “viti i Lulëzimit” për zbulimin dhe denoncimin e një mali me skandale dhe denoncime që e rrëgjuan së tepërmi PD e tij. Babalet, CD me “policë dhe informatorë të rremë” apo loja me banorët e rrethinave të Tiranës për të penguar investimet, teatri me artistët dhe skenari i dështuar tashmë me studentët e “dhjetorit”, e bëjnë më të larmishëm vitin 2018 si “vitin e Lulzimit”.

Kuvendet apo dhe kongreset e partisë të tij përtej fasadës, e deformuan plotësisht mendimin dhe hamendësinë e çdo shqiptari që disi besonte se “një ditë kjo PD do të zgjohet”. Kjo pasi kryetari Basha tashmë ka shuar çdo shans, për të garuar denjësisht me Ramën, dhe shpalosur para shqiptarëve platformën e tij të “qeverisjes së nesërme”.

Shqiptarët nuk u besojnë më profkave të një kryetari partie që nuk të ofron kurrë një alternativë më të mirë se e Ramës, shqiptarët nuk mund ti besojnë më deklaratave të një kryeopozitari, që bëhet palë me cilindo që guxon të shkelë ligjet , mjafton të përfitojë kredo politike dhe pushtet për vehten. Viti 2018 , do të mbetet si “viti i Lulëzimit” edhe për faktin se kryetari i një partie opozitare, si askush tjetër në këto 28 vjet, e përdori dhe ktheu PD si zyrë noteriale për milionerët e kupolës drejtuese dhe pasurinë e tij “të deklaruar”.

Viti 2018 do të mbetet “viti i Lulëzimit” edhe për vendosmërinë e tij “të padëgjuar” sidomos kur deklaronte se “PD nuk futet më në Parlament deri në largimin e Ramës”, duke i mbajtur ervinët e tij në bojkotin shëtitës 6 mujor, duke mbajtur mbledhje dhe takime në hotelet e qyteteve ku nuk kishte shkelur kurrë. Viti 2018, ishte do të mbetet viti i shpartallimit të një opozite e cila nuk ka gjasa të ketë triumf politik, sa kohë të mbetet dhe mbahet peng nga “krushqia” e një “kryetari të ri” me politikën e vjetër.

Viti 2018 do të mbetet deri në fund si “viti i Lulëzimit” edhe për diçka të padëgjuar më parë, për sulmet e një kryetari opozite ndaj medias së lirë, duke dashur ti bëjë ato partnere në sfidat e rreme dhe dështimet e veta. Studentët, dhe lëvizja e tyre e “dhjetorit” ishin e vetmja spirancë, tek e cila kjo opozitë mendoi se mund të kapej fort, shpresoi se mund të ringjallte edhe njëherë ’90, dhe Lulzimi të bëhej “Berishë në PD”. Zhgënjimi ishte spektakolar, duke i kujtuar çifligarëve të PD, se gjithçka bëjnë është e pamundur veç faktit se viti 2018, ishte dhe do të mbetet “viti i Lulzimit” të dështimit./Javanews/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë