Kylian Mbappe 'i futet' politikës, ylli i Francës: Votoni kundër të djathtës ekstreme

Kylian Mbappe 'i futet' politikës, ylli i Francës: Votoni kundër të djathtës ekstreme

Kylian Mbappe

Ylli i Francës, Kylian Mbappe është përfshirë me situatën politike në Francë.

Në një kohë që Macron ka shpallur zgjedhje të parakohshme pas fitores së të djathtës ekstreme në Francë për zgjedhjet europiane, Mbappe tha se situata ishte e tmerrshme pas fitores së partisë së Le Pen në zgjedhjet e Parlamentit Europian.

“Kjo është një ngjarje që nuk është parë kurrë më parë. Kjo është arsyeja pse dua të flas me të gjithë popullin francez, por edhe me të rinjtë. Ne jemi një brez që mund të bëjmë ndryshim.

E shohim se si ekstremistët po trokasin në derën e pushtetit, ne kemi mundësi të formësojmë të ardhmen tonë”, tha Mbappe duke kërkuar që të mos votohet e djathta ekstreme në Francë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Gazment Bardhi: Interpelancë me kryeministrin për emërimin e ish agjentit të shërbimeve sekrete rumune

Gazment Bardhi: Interpelancë me kryeministrin për emërimin e ish agjentit të shërbimeve sekrete rumune