Skandali i Onkologjikut, PD kërkon interpelancë me Koçiun! Bardhi: ‘Llogari’ edhe Ramës, ka emëruar ish agjentin e shërbimeve sekrete rumune si këshilltar të Jashtëm

Skandali i Onkologjikut, PD kërkon interpelancë me Koçiun! Bardhi: ‘Llogari’ edhe Ramës, ka emëruar ish agjentin e shërbimeve sekrete rumune si këshilltar të Jashtëm

Gazment Bardhi

Pas mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike foli për gazetarët, deputeti Gazment Bardhi. Ashtu siç u bë me dije më herët, Bardhi njoftoi se është depozituar në Kuvend një kërkesë për interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu lidhur me skandalin tek Reparti i Onkologjisë në QSUT.

'Qoftë ministria e shëndetësisë, qoftë instancat e tjera kanë qenë të informuara në kohë për atë që ndodhet tek Onkologjiku. Rasti nuk është i veçuar në atë spital, është një skemë e plotë e frymëzuar nga drejtuesit politik të shëndetësisë. Ka patur kontrolle të KLSH dhe mbi ato raporte ministra nuk ka marrë asnjë masë. Ka pasur denoncime që ajo problematikë është e shtrirë në kohë dhe ka patur zero veprime nga MSH. Nuk mund t’ja hedhësh që ke shkarkuar mjekët. Një organizatë brenda spitalit që nuk trajtohet në kohë sjell përgjegjësi për ministrinë e Shëndetësisë.

Qytetarët atje nuk janë të padukshëm. Ata edhe për shkak të nevojës dhe luftës kanë ulëritur më fort se kushdo tjetër në atë sektor. Kanë rënë në vesh të shurdhër. Interpelancë urgjente me ministren është dorëzuar sot në mëngjes. Ka gjithë mbështetjen e grupit parlamentar dhe secili i përfshirë në skemë do duhet të mbahen përgjegjës.'

Nga ana tjetër Bardhi shton se është dërguar edhe një kërkesë për interpelancë me kryeministrin Rama, pasi dyshohet se është emëruar prej tij këshilltar pranë kryeministrisë një ish agjent i shërbimeve sekrete rumune.

'Tjetër kërkesë interpelancë me Ramën lidhur me skandalin e emërimit të tij të një agjenti apo ish agjent të shërbimeve sekrete rumune, që rezulton lidhja mes klaneve të trafiqeve narkotikëve si këshilltar i jashtëm i kryeministrisë. Një agjent i huaj nuk mund të jetë i emëruar si këshilltar i jashtëm i kryeministrit. Ka qenë i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës mes Rumanisë Shqipërisë dhe Meksikës. Për çfarë e ka këshilluar ish agjenti Florian Coldea kryeministrin Rama, si lehtësohet trafiku ndërkombëtar i kokainës.'

Çështja e tretë e diskutuar edhe në grupin parlamentar ditën e sotme për abuzimet me fondet e BE nga ministria e Bujqësisë.

'E treta, do kërkojmë mocion me debat për raportin e OLAF për abuzimet me fondet e BE. Të miratohet rezoluta për dënimin e skemës së ministrisë së Bujqësisë për vjedhjen e fondeve për bujqit shqiptar. Duhet miratim i mekanizmave mbrojtës. Nuk munden qytetarët të vuajnë pasojat e një sistemi korruptiv.'

Më tej, Bardhi shprehet se nuk ka vullnet nga mazhoranca për të ccuar më tej reformën zgjedhore.

'Ka patur diskutime për reformën zgjedhore. Ka një vullnet të PS, që nuk është surprizë, për të mos e çuar para reformën zgjedhore. Ka nisur ende 10 muaj larg zgjedhjeve, intimidimi i punonjësve të administratës publike. Nuk besoj tek afati 1 korrik. Unë uroj që deputetët e PS të tërhiqen nga bllokimi i reformës zgjedhore. Prioritet është çuarja para e reformës zgjedhore.'

Ndërsa sa i takon Berishës, kreu i grupit parlamentar thekson se ai nuk ka rrezik të humbasë mandatin e deputetit pas 6 muajve mungesë në seancat plenare.

'Sa i takon zotit Berisha nuk ka patur diskutim,. Nuk ka rrezik ligjor që ai të humb mandatin e deputeti, kushtetuta kërkon që humbja e mandatit të vijë me vullnet të deputetit. Edhe pse është në izolim ka qenë një deputet më aktiv sesa treçereku i grupit të PS. Propozon projekt ligje, ka kërkuar të marr pjesë në seanca. Ka qenë e pamundur. Nëse i iket kushtetutës dhe merret vendim politik nga Rama, ka rënë çdo mekanizëm kushtetues. Çdo cënim me natyre politike nga Rama do marrë përgjigje nga PD, populli opozitar.'

Bardhi e quan më tej Komisionin Antikorrupsion të iniciuar nga mazhoranca si një sfidë ndaj ligjit anti mafia.

'Nuk kemi asnjë kontakt me zotin Braçe dhe ndonjë tjetër nga grupi i PS për këtë çështje. Është iniciativë e njëanshme, do duhet të çohet përpara si iniciativë e njëanshme. Ta nisin nga fenomeni i korruptimit të zgjedhjeve. Nëse duan bashkëpunim ta nisin nga reforma zgjedhore. Ai është komisioni ti shpallim luftë ligjit anti mafia. Dhe i ka shpallur sfidë ligjit, nuk kemi ndërmend ti shpallim sfidë. Është si të shtynë verën Xhafaj dhe Braçe.'

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Zvicër 2-0 Itali, notat e lojtarëve! Barella dështim, Xhaka lider! Vargas më i miri

Euro 2024/ Zvicër 2-0 Itali, notat e lojtarëve! Barella dështim, Xhaka lider! Vargas më i miri