Pas dy lëkundjeve të tokës që u ndjenë mëngjesin e sotëm në disa nga qytetet e Shqipërisë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, u vjen në ndihmë qytetarëve duke publikuar në faqen e tij në Facebook, numrin 128 për shërbimet e Bashkisë.
“Telefononi pa pagesë Nr 128 nëse ka dëme nga tërmeti e nevojë për shërbimet mbështetese nga @BashkiaTiranë”, njofton Veliaj.
Po ashtu, kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka shpërndarë në postimin e tij edhe një video e cila tregon se si duhet të mbrohemi në rast të tërmetit. “Si të mbrohemi në Tiranë (e kudo) kur bien tërmete? Shihni këtë video të thjeshtë në shqip e tregoni kujdes për veten e ata pranë jush", shkruan kryebashkiaku i Tiranës.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com