La Liga e futbollit në Spanjë po e zhvillon raundin e 36-të këtë mesjavë. Të mërkurën në fushë zbritën tetë skuadra, me rezultatet që ishin befasuese.

Në stadiumin 'Mendizorrotza' në qytetin e Vitoria-Gasteiz, vendasit e Alaves fituan 1-0 kundër Barcelonës. Paçka se katalanasit vetëm disa ditë më parë u shpallën kampion të La Ligas për herën e 29-të në histori, Alaves që garon për mbijetesën iu fal golit të Diabate në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, për të marrë tri pikë me shumë peshë. Alaves tanimë ka 40 pikë, një më shumë se zona e mbijetesës. Dy raunde nga fundi i La Ligas, edhe ekipi i Real Sociedad që për momentin renditet në vendin e tetë (Conference League), është në vallen e mbijetesës.

Po të mërkurën, Espanyol fitoi 2-0 kundër Athletic Bilbaos, Sevilla mposhti 2-3 Villarrealin, ndërsa Getafe likuidoi 3-1 Mallorcan për ta bërë zonën e mbijetesës shumë të luftuar dy ndeshje nga fundi i sezonit.

Sot në program janë ndeshjet Valencia - Rayo Vallecano, Girona - Real Sociedad dhe Real Madrid - Oviedo.

La Liga, raundi i 36-të:

E mërkurë, 13 maj 2026

Espanyol 2-0 Athletic Bilbao

Villarreal 2-3 Sevilla

Alaves 1-0 Barcelona

Getafe 3-1 Mallorca

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 14 Maj, 10:01

    Debati për integrimin, besoni se do anëtarësohemi në BE deri në 2030?