Tirane- GJKKO dha vendimin për 10 pjestarët e grupi të organizuar të marrë të pandehur në lidhje me laboratorin e drogës në Frakull të Fierit që importoi 485 kg kokainë nga Kolumbia, të tretur në pleh kimik.
Të akuzuarit u shpallën fajtor për trafik narkotikësh, armëmbajtje pa leje e grup i strukturuar kriminal. Ata përfituan uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. GJKKO dha në total 147 vite burg por duke përfituar nga gjykimi i shkuartuar ata do të vuajnë 89 vite burg në total në një burg të sigurisë së lartë.
1- Nikolin Gjolena - 17 vite burg- 11.4 vite me gjykim të shkurtuar
2- Viktor Cervanaku - 15 vite - 10 vite me gjykim të shkurtuar
3- Enxhi Ferhati - 12 vite - 8 vite me gjykim të shkurtuar
4- Klajdi Kodra - 17 vite - 11.4 vite me gjykim të shkurtuar
5- Bledar Matoshi - 12 vite - 8 vite me gjykim të shkurtuar
6- Denilson Çervanaku - 17 vite - 11.4 vite me gjykim të shkurtuar
7- Zenel Çervanaku - 14 vite - 9.4 vite me gjykim të shkurtuar
8- Redion Meshi - 14 vite - 9.4 vite me gjykim të shkurtuar
9- Julian Malaj - 3 vite - 2 vite me gjykim të shkurtuar për ( moskallëzim krimi ) lirohet menjëherë
10- Marildo Rona - 12 vite - 8 vite me gjykim të shkurtuar
Rreth 485 kg kokainë u trafikuan nga Kolumbia përmes një ngarkese me pleh organik, e cila u pikas fillimisht nga autoritetet malazeze me sinjalizim të DEA-s amerikane ndërsa për ekstraktimin e lëndës narkotike grupi kriminal kishte kontraktuar 2 kimist kolumbian.
Për këtë rast SPAK ka veçuar edhe një fraksion tjetër hetimor për persona të tjerë të paidentifikuar që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në trafikun e kokainës nga Kolumbia mes tyre edhe një individ i thirrur me nofkën “mirditori”.
Droga u gjet më 24 nëntor 2022 në oborrin e banesës së Viktor Cervanakut në rreth 600 thasë me pleh kimik. Pas ekspertizës rezultoi se plehu kishte në përbërje rreth 485.5 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia.
Droga. e cila vinte nga Kolumbia, në Shqipëri përpunohej me destinacion tregun europian. Dy përpunuesit kolumbianë të saj arritën të arratiseshin dhe ende nuk janë kapur.
485 kg kokainë nëse do të dilte në treg do të ardhurat që do të fitoheshin janë 40 mln euro.
G.K/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?
-
Mjekëve
55.6%
-
Ministrisë
41.9%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 160
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U arrestua në lokalin afër SPAK, Prokuroria e Posaçme: Islam Sefa koka e grupit shqiptaro - gjerman që trafikoi 912 kg drogë në Gjermani! Vlera 3.3 mln euro
3 Korrik, 19:08
-
I dënuar përjetë për masakrën e Lushnjës, Laert Haxhiu ekstradohet nga Greqia: Mos më filmo! RENEA ‘blindon’ Kakavijën (VIDEO)
3 Korrik, 13:31
-
Ishte në kërkim për trafik droge, arrestohet në një lokal 100 metër afër SPAK, Islam Sefa! Ja pamjet kur agjentët e BKH-së i vënë prangat
3 Korrik, 11:13
-
Trafik droge në Francë, koka në Durrës, GJKKO cakton 'arrest me burg' për 3 të arrestuarit në Shqipëri
3 Korrik, 10:49
-
Piu fostokosinë para SPAK, vdes në spital 63-vjeçari nga Lezha! Kalvari me kredinë, banka s’i llogariti 6 këste! Borxhi 900 mijë lekë të vjetra iu kthye në 4.8 mln! I bllokuan pasurinë
3 Korrik, 07:55
-
Tentoi t’i japë fund jetës para SPAK, 63 -vjeçari rëndë në QSUT! Për kredinë 76 mijë lekë të reja i bllokuan shtëpinë, tokën, makinën e pagën! Prokuroria e Posaçme: Kërkoi takim me një hetues (VIDEO)
2 Korrik, 17:03
-
Dekriminalizimi/ PD kërkesë Prokurorisë: Verifiko kryebashkiakun socialist të Malësisë së Madhe! Tonin Marinaj: Akuza të fabrikuara
2 Korrik, 14:55
-
Dosja 5D/ SPAK u komunikon akuzat drejtorëve të bashkisë Tiranë
2 Korrik, 14:11
-
Goditet grupi kriminal i trafikut të drogës në Francë, koka në Shqipëri! 19 të arrestuar, 3 në vendin tonë! Sekuestrohet drogë me vlerë mbi 1 mln euro (EMRAT)
2 Korrik, 11:50
-
Kultivuan kanabis në fshatrat e Krujës, 76 vite burg për 11 të pandehur, 1 shpallet i pafajshëm
1 Korrik, 19:04
-
Kreshnik Spahiu: Ju tregoj se si funksiononte Drejtësia në kohën e Berishës dhe pse SHBA-të e izoluan!
29 Qershor, 09:15
-
Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!
28 Qershor, 22:51
Te rroje PS o TORI ,NUK E DI SI JA BEN ME DIABETIN TANI.
Përgjigju