LAÇ - Zbardhet ngjarja e mbrëmshme në fshatin Vinjollë të Laçit:  29-vjeçari Klevis Balloku u plagos rëndë me armë nga i vëllai. Ky fakt u mësua mëngjesin e sotëm, kur Komisariati i Laçit arrestoi pikërisht vëllanë e tij, Gentian Ballokun.
 
Policia tashmë po heton se cilat janë arsyet që çuan në këtë vëllavrasje, duke marrë parasysh edhe një ngjarje që ka ndodhur disa muaj më parë në këtë familje, ku i plagosuri ka marrë peng familjen e tij për motive ende të panjohura.  

MBREME, ORA 22:30, U PLAGOS ME ARME 29-VJEÇARI BALLOKU

"Shqiptarja.com" e raportoi lajmin pak minuta pasi ndodhi, mbrëmjen e djeshme. Të dhënat e para tregonin se një 29-vjeçar ishte plagosur me armë zjarri në Laç. Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes në Vinjollë të Laçit. Klevis Balloku, 29 vjeç, i plagosur me armë zjarri, ishte dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Dy vjet më parë 29-vjeçari kishte marrë peng familjen e vet, sepse dyshohej se vuante nga problemet mendore. Ende nuk dihen shkaqet e plagosjes së 29-vjeçarit, ndërsa dyshohet për ndonjë konflikt të mundshëm.
 
Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe autorët.

Lajm në përditësim nga dita e djeshme
Redaksia Online
(ar.sh/e.s/shqiptarja.com)