Një i ri 32-vjeçar prej tre ditësh ka humbur kontaktet me familjen e tij, në Laç ndërsa familja ka berë denoncimin në polici për të rënë në gjurmët e tij. Burime për Report TV, banor mësojnë se 32-vjeçari  ishte banori lagjes nr. 4 në qytetin e Laçit.

I ati i Edlirit, Gjergj Bardhoshi ka thënë se kane humbur kontaktet me Edlirin këtë të dielë rreth orës 11.00,  ndërsa ka lënë në shtëpi telefonin, kartën e identitetit dhe sendet e tjera përsonale.

Siç rrëfen i ati,  32vjeçari ka qenë në punë së bashku me babain e tij pastaj ai ka shkuar të ndjekë meshën në Kishën e Shën Mëhillit rreth 500 metra larg shtëpise,  pasi sic tregojnë  prinderit e tij Edliri beson shumë në Zot.

I humburi Edlir Bardhoshi

Të dielën babai i 32-vjeçarit të humbur  ka vajtur  në polici të interesohesha mos valle e kishte ndaluar policia për ndonjë gabim por në polici nuk rezultoi qe ta kishin ndaluar, duke pritur deri ditën e sotme kur ka bërë denoncimin. Me shpresën se i biri do kthehej vetë në shtëpi , sot më date 12.02,2019 paradite babai tregon se denoncauar në polici humbjen e djalit.

Djali mungoi rreth orës 1.00 të drekës në shtëpi dhe që atëherë nuk di askush më asgjë. Ishte me mua tek puna në orën 11.00 të drekës ditën e diel, në drejtim të paditur dhe nuk u kthye më . La telefonin në shtëpi ,kartën e identitetit të gjitha identetet , la krej dokumentat në shtëpi .Të dielën nuk e denoncova pasi mendova  të pyes se mos  gjetur policia për ndonjë gabim dhe e lashë  të pres.  Ndërsa sot e kam denoncuar humbjen e djalit. E kam patur me kurë, ma ka kuruar një doktor i mirë shkodran.  

Gjergj Bardhoshi, i ati i 32 vjecarit

Familjaret thonë se ai kurohej prej 6 vitesh për skizofreni por gjatë ketyre viteve nuk ka patur absolutisht asnjë rast që Edliri të ngatërrohej me njeri dhe ka qenë krejtesisht i qetë.

Ka 5 -6 vjet që e kam patur me kurë,pasi vuan nga sëmundja e skizofrenisë djalin. Nga banesa nuk është larguar ndonjëherë tjetër pa lajmëruar nga shtëpia." Djali ka qenë dhe është njeri i qetë, i komunikueshëm me të tjerët dhe nuk e kam pasur shqetësim. Jemi dy pensionista dhe deri më sot ne nuk kemi patuar ndonjëherë probleme me askënd.

Gjergj Bardhoshi, i ati i 32 vjecarit

Të njejtën gjë ka deklaruar edhe daja i tij Kol Blini.

 

Mua më lajmëruan që dje, babai dhe nëna e Gjergjit se djali nuk .Qysh në orën 11.00 ditën e diel, nuk di gjë më për të.Ai ka dalë nga kisha dhe s'ka marrë asnjë kontakt me asnjë nga familjarët e tij. Ne si familjarë duam të dimë vetëm ku është. Ai ka 4-5 vjet, që po kurohet se më përpara ka qenë në Greqi dhe në disa vënde të tjera për të punuar.

 Kol Blini, daja i Edlirit

Babai i 32-vjeçarit bën një apel për ndihmë, për këdo që mund të dijë gjë rreth vendodhjes së djalit të tyre , duke vënë në dispozicion edhe një numër telefoni për këdo që mund ta ndihmojë për ta gjetur. 0692351734- Gjergj Bardhoshi.