Laç, tullat dalin në sipërfaqe! Banorët: Duam të na thotë dikush nëse banohet këtu apo jo (VIDEO)

Shumë pallate në Laç kanë pësuar dëme të rënda si pasojë e tërmetit të së martës. Banorët shprehen se ato janë në gjendje shumë të rëndë dhe kanë frikë të qëndrojnë brenda tyre, ndërkohë që nuk kanë marrë ende një vlerësim zyrtar nëse banesat e tyre janë apo jo të pabanueshme. Report Tv sjell pamje nga banesat e dëmtuara. Si pasojë e tërmetit muret janë çarë, duke nxjerrë në sipërfaqe tullat. Ndërsa shkallët e pallatit kanë pësuar dëmtime të rënda. Një banor thotë se nuk kërkon ndihmë, por vetëm vlerësim nëse banesa e tij është apo jo e banueshme.

"Kemi qëndruar tek shtëpiat e të afërmve tanë. Unë kam frikë të qëndroj. Dua të di nëse banohet apo jo këtu. Gjithë pallati është rrënojë, ka çarje", thotë banori.


Lajmi kryesor:

DËMET/ Në Tiranë hiqen depozitat, nis shembja e oxhakut te Qyteti Studenti! Pallatet në Laç me dëmtime të rënda! 8 në Kurbin të pabanueshëm


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Dortmund kërkon sot finalen e Champions, Terzic para PSG-së: Ndeshjet e mëdha vendosen nga lojtarët e mëdhenj

Dortmund kërkon sot finalen e Champions, Terzic para PSG-së: Ndeshjet e mëdha vendosen nga lojtarët e mëdhenj