Superliga ka zhvilluar deri më tani 16 nga 36 javë kampionat, por skuadra e Laçit kur ende nuk është bërë gjysma ka shkarkuar për herë të dytë një trajner brenda këtij sezoni.
Rradha ishte e Migen Memellit, i cili sot ka ndërprerë marrdhëniet me kurbinasit pas disfatës që pësuan të dielën kundër Flamurtarit. Pas Artan Mërgjyshit që zgjati vetëm 10 javë, Memelli nuk ka arritur të mbijetojë më shumë se 6. Vendin e tij te Laçi pritet ta marrë Herdi Prenga. Mirditori nuk është një emër i panjohur te skuadra kurbinase, pasi 49-vjeçari e ka drejtuar këtë skuadër gjatë përfaqësimit të tyre këtë verë në Kupat e Europës. Nën drejtimin e Prengës Laçi për herë të parë në histori arriti të kalonte një tur në eliminatoret e “Europa League”.