Këngëtarja Lady Gaga ka qenë gjithmonë e hapur për sa i përket problemeve që ajo kalon në jetën e saj.
Kjo për faktin se ajo përpiqet që përmes eksperiencave të saj të japë mesazhe që mund t’i ndihmojë njerëzit që ndodhen në të njejtat rrethana.
Ajo gjatë vizitës në strehën e të rinjve të LGBT-së në New York ka folur edhe një herë për sëmundjes e saj.
Ylli i muzikës pop ka folur për betejën e saj, me çrregullimin e stresit post-traumatik. Ajo ka rrëfyer më parë se është përdhunuar kur ishte adoleshtente dhe kjo ngjarje sigurisht që ka lënë shenjë në jetën e saj përgjithmonë.
“Unë dua t’ju jap njerëzve ato gjëra që ata nuk i kanë. Këta fëmije të pastrehë kanë qenë të refuzuar në një lloj mënyre. Trauma në jetën time më ka ndihmuar të kuptojë traumën e të tjerëve. Unë kam qenë dhe jam në kërkim të mënyrave për të shëruar veten. Kam gjetur se mirësia është mënyra më e mirë. E një mënyrë për të ndihmuar njerëzit që kanë trauma është injektimi i tyre me mendime sa më shumë pozitive të jetë e mundur,” tha Gaga.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com