Ndeshja e parë në stadiumin e ri ishte një spektakël përsa i përket atmosferës, por nuk munguan edhe problemet, një prej të cilave ishte edhe lagia me ujë e tifozëve që qëndronin pas portë.

Siç duket ishte një gafë nga organizatorët të cilët nuk e kishin llogaritur siç duhet imapntin që bën vaditjen e fushës. Ky problem është evidentuar edhe nga mediat e huaja, të cilët e kanë raportuar edhe me humor.

‘Daily Star’ shkruan: “Tifozët shqiptarë u bën qull para ndeshjes me Francën si pasojë e keqfunksionimit të impiantit në stadiumin e ri.”

Ndërkohë në Francë thuhet “Sot u luajt ndeshja e parë, në stadiumin e ri në Tiranë. Është e drejtë të thuhet se ka edhe disa rrudha që duhen hekurosur”.