Iu hodh mbi furgon familjes së pasur të turistëve spanjollë, dënohet me 1 vit burg Mihal Kokëdhima
Është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, Mihal Kokëdhima, pronari i lokalit të ndërtuar pa leje në Porto Palermo të Himarës "Panorma", për akuzat e ‘kanosjes’, “dëmtime të tjera me dashje’ dhe ‘shkatërrim prone’. I gjithë sherri nisi për një ngatërresë në numrin e peshqve të porositur nga familja spanjolle e biznesmenit të njohur spanjoll Eugenio Galdon, themelues i kompanisë 'ONO'.
Mihal Kokëdhima gjatë sulmit ndaj turistave të huaj
Redaksia 17 Dhjetor 2019, 16:07 | Përditesimi: 18 Dhjetor 2019, 00:09
VLORË - Është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, Mihal Kokëdhima, pronari i lokalit të ndërtuar pa leje në Porto Palermo të Himarës "Panorma", për akuzat e ‘kanosjes’, “dëmtime të tjera me dashje’ dhe ‘shkatërrim prone’. Historia lidhet me sezonin turistik të këtij viti, kur në restorantin e Kokëdhimës, i cili u shemb pas skandalit, shkuan disa turistë spanjollë me guidë shqiptare. I gjithë sherri nisi për një ngatërresë në numrin e peshqve të porositur nga familja spanjolle e biznesmenit të njohur spanjoll Eugenio Galdon, themelues i kompanisë 'ONO'.
Eugenio Galdón së bashku me familjen e tij kishte zgjedhur Shqipërinë e bukurive të jashtëzakonshme natyrore, për të pushuar, por u përballë me një situatë aspak të zakontë, gati-gati si një skenar filmash "hollivudian" që askujt nuk i kishte shkuar ndërmend. Në restorantin 'Panorma', që me siguri e ka përzgjedhur për shkak të pamjes fantastike nga deti që ai ofronte, jo vetëm që nuk mori shërbimin e kërkuar, porosia e tij erdhi me shumë vonesë, por u përndoq nga pronari i hotelit, Mihal Kokëdhima, kushëri me ish-deputetin Koço Kokëdhima. Mihal Kokëdhima, në një mënyrë krejtësisht të çmendur, iu hodh me trup furgonit ku udhetonin spanjolli së bashku me familjen e tij, dhe teksa automjeti ishte në ecje, Kokëdhima godiste me grushte xhamin e përparmë duke e thyer atë.
Kanosje?Ky pler vetem per demtim imazhi te turizmit minimumi duhet te qendroj 4 vite brenda.Sistem gjyqsor i kalbur si vet Albanistani
Përgjigju
Shaban: 18/12/2019 07:18
Po ndertimi pa leje po zaptimi i prones publike e mbase edhe ndonje fallcifikim po aktivitet pa leshuar kupon tatimor? Kaq thjeshte manipulohet drejtesia.
Përgjigju
Toni Tirane: 17/12/2019 20:42
Pak e pati nje vit, nje 2.5 vjet do ishte mire per kete faqezi.
Përgjigju
Gjorm: 17/12/2019 16:33
Gjynah i shkreti Mihal mbante me buke dhe ngrohte vajzate e Vlores. E shkateruane vlonjatet
Përgjigju
@gjorm: 18/12/2019 06:37
Po kush Vlonjat e shkatërroi o të shkërdheftë kina familjen ai ja bëri vetes me ata spanjollët ky thot ja bënë Vlonjatët.
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Të drejtë
15.1%
Të gabuar
81.6%
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4062
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Kanosje?Ky pler vetem per demtim imazhi te turizmit minimumi duhet te qendroj 4 vite brenda.Sistem gjyqsor i kalbur si vet Albanistani
PërgjigjuPo ndertimi pa leje po zaptimi i prones publike e mbase edhe ndonje fallcifikim po aktivitet pa leshuar kupon tatimor? Kaq thjeshte manipulohet drejtesia.
PërgjigjuPak e pati nje vit, nje 2.5 vjet do ishte mire per kete faqezi.
PërgjigjuGjynah i shkreti Mihal mbante me buke dhe ngrohte vajzate e Vlores. E shkateruane vlonjatet
PërgjigjuPo kush Vlonjat e shkatërroi o të shkërdheftë kina familjen ai ja bëri vetes me ata spanjollët ky thot ja bënë Vlonjatët.