Një 32-vjeçar ndërroi jetë pasi u mbyt në plazhin e Spillesë.
Policia njofton se i riu Julian Xhani, banues në fshatin Luz i Madh, Kavajë, fillimisht është nxjerrë nga uji me ndihmën e pushuesve teksa ndodhej në gjendje të rëndë.
Pasi i është dhënë ndihma e parë, me mbërritjen e ambulancës ai është transportuar për në spital, por ka ndërruar jetë rrugës. Ngjarja sipas p[olicisë ka ndodhur rreth orës 12:00, ndërkohë që theksohet se grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.