SHKODER - Vritet me armë zjarri në derë të shtëpisë në Dukagjin një 43-vjeçar, baba i tre fëmijëve, rreth orës 11:40 në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult në Shkodër. Mësohet se autorët kanë lëvizuar me një mjet tip Furoristradë në afërsi të banesës së 43-vjeçarit me të cilën edhe janë larguar pasi e kanë vrarë.

Gjergj Krygja është qëlluar me 4 plumba në momentin që ka dalë nga banesa në rrethana ende të paqarta. Por paraprakisht, prerja e paligjshme e druve dhe konkurrenca dyshohet se janë pista kryesore e hetimit ku është përqendruar policia. 

43-vjeçari jetonte në Shkodër por kishte shkuar të mblidhte zahiretë e dimrit në shtëpinë në fshat. Gazetari i Report Tv Ergys Kavaja, raporton se në zgjedhjet e vitit 2015 Krygja, ka qenë komisioner i Partisë Socialiste, pikërisht në Qendrën Vendore numër 0092 ku në atë kohë PD denoncoi PS-LSI për vjedhje të votave.

Kjo është një foto e Krygjës, kur ishte komisioner, e shkëputur nga një video që publikoi PD-ja në atë kohë përmes Eduard Halimit, ku pretendonin vjedhjen e votave.

1573054444_gjergjikrygja.jpg

Gjergj Krygja, kur ishte komisioner në zgjedhjet vendore të 2015-ës

Në zonë kanë shkuar edhe efketivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë për kontrollin e të gjithë zonës, në kërkim të autorit/eve.

1573052117_GjergjKrygja2.jpg

 Gjergj Krygja