Kryeministri Edi Rama ka postuar foton e një çifti të moshuarish nga Korça 78 dhe 79 vjeç, që kanë fituar luftën me koronavirusin duke u shëruar. "Lajm i mirë: nënë Sanija dhe gjysh Izedini, çifti i të moshuarve nga Korça, plot 78 dhe 79 vjeç, u shëruan" shkruan ai.
Të moshuarit kanë dalë nga spitali duke u dërguar në shtëpi. Deri tani janë 76 pacientë të shëruar nga COVID-19. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se sot 5 pacientë kanë lënë spitalin.
Lajmi kryesor:
16 viktima me COVID-19/ Shkon në 8 numri i fëmijëve të prekur, 277 raste në total! (VIDEO)
Komente













nuk ka asnjë pandemi dhe as vdekje siç na thonë nga 850 veta në ditë në Itali. Janë lojra të forta psikologjike shpelarje truri qe të shkaterrojne popujt! Gripi dhe viruset dihet qe vrasin njerëz
Përgjigju