Tetë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vend, si pasojë e COVID, ndërsa janë regjistruar 434 raste të reja infeksioni.

Lajmin e bën të ditur Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet një njoftimi për mediat, ku thuhet se rastet e reja u konfirmuan pas kryerjes së  2991 tamponëve.

Ndërkohë, fatkeqësisht nuk mundën ta fitonin betejën me COVID: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 46- 93 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 271 pacientë, ku 9 janë në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

654 qytetarë e kanë fituar betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 91,271 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga fillimi i pandemisë në vend, numri i personave të infektuar ka shkuar në 125,157, ku raste aktive janë 31,651. Fatkeqësisht, 2235 persona kanë humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën edhe njëherë apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19.

Statistika (31 Mars 2021)

Raste të reja ditore  434

Të shëruar në 24 orë  654

Të shtruar në spitale  271

Humbje jete në 24 orë  8

Testime ditore   2991

Testime totale  558,921

Raste pozitive   125,157

Raste të shëruara   91,271

Raste Aktive   31,651

Humbje jete  2235

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  22035

Fier  2598

Durrës  1297

Gjirokastër  1240

Shkodër  1213

Vlorë  981

Korçë  768

Elbasan  406

Lezhë  358

Kukës  361

Dibër  330

Berat   64