PD mbledh kryesinë: Protestë masive më 16 shkurt në Tiranë, të thirren ish-drejtuesit në parti (4 vendimet)

Partia Demokratike dhe aleatët kanë vendosur të protestojnë në 16 shkurt ora 11:00 në Tiranë, përpara Kryeministrisë për largimin e qeverisë. Report Tv mëson se kjo protestë është parashikuar të jetë masive të cilës do t'i paraprijnë disa protesta në rrethe përpara kësaj date. Vendimi është marrë pasditen e sotme nga Kryesia e PD dhe në konsultim me krerët e partive aleate.

Report Tv ka mësuar 4 vendimet që janë marrë në mbledhjen e kryesisë së PD. Në kryesi është vendosur data 4 shkurt si ditë për protestat e opozitës në të gjithë Shqipërinë, dhe data 16 shkurt është përcaktuar si ditë proteste kombëtare në Tiranë. Gjithashtu, PD ka vendosur krijimin e Bordeve Këshillore dhe ngritjen e Bërthamës së Digjitalizimit. Ndërkohë që PD ka vendosur që të thirren në PD të gjithë ish-funksionarët nga vitit 1991. 

4 vendimet e marra në Kryesi: 

1. Mobilizimi për protestat, nga data 4 shkurt proteste në të gjithë Shqipërinë me kalendar. Në datë 16 shkurt protestë kombëtare në Tiranë.
2. Krijimi i bordeve këshillore pranë degëve të partisë sipas statutit me personalitete të fushave.
3. Ngrihet pranë PDSH: Bërthama e Digjitalizimit. Zëdhënësja e Partisë Ina Zhupa emërohet edhe Koodinatore Kombëtare e Digjitalizimit. 
4. Evidentimi dhe thirrja e gjithë ish-funksionarëve dhe ish-drejtuesve të PD, që nga 1991 e këtej sipas degëve.

Opozita kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kalimtare, me synim realizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Një tezë të tillë Basha e lançoi gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar demokrat të shtunën, ku u zgjodhën strukturat e reja drejtuese të PD. Ndërsa pas seancës së Kuvendit ku u votuan ndryshimet në qeveri, Basha tha se protestat nuk do ndalen deri në largimin e qeverisë të cilën e akuzoi si të korruptuar.

Protesta e fundit e organizuar nga opozita ka qenë ajo e 26 majit 2018 përpara Kryeministrisë. Opozita kërkoi largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, pas audiopërgjimit të Babales dhe të denoncuar nga PD ku pretendohej se ishte regjistruar Agron Xhafaj, teksa fliste për trafikimin drejt Italisë të një sasie kanabisi. Nga Kryeministria, turma marshoi dhe u zhvendos përpara Ministrisë së Brendshme ku u shënuan edhe përplasje me policinë. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 22/01/2019 22:25

    Vazhdoni komentoni si kembet e dhise qe ikin kuturu. Po pse mo te mjere ky i juaji nuk pergatiti nje dosje tja coje organeve ligjzbatuese. Berishen te parin e me rradhe plot pas tij ka 6 vjet pushtet.PSE mo PSE pergjigjuni ju qe beni tifo me keto komente... SEPSE o tru thare jane njesoj jane shoke ndajne gjene e vjedhur popullit 8 vjet njeri 8 tjetri.

    Përgjigju
  • Kafsha: 22/01/2019 21:30

    Do dalin të ulërasin si shtazë i cop herë duke prishur dhe qetsin publike dhe pastaj do shperndahen si lepuj

    Përgjigju
  • Fgh-ropt: 22/01/2019 20:43

    Mbaje me shkume, mos e rruj fare. Boje so Ardita.

    Përgjigju
    • Rruqja: 22/01/2019 21:07

      Bejn3 thirrje per protesta kollozet e vrasjeve .26 te vdekur dhe qindra te plagosur ne GERDEC dhe 4 te vrare dhe dhjetra te plagosur ne Tirane Lere vitin e zi 97 ku kto persona qe udheheqin partin fashiste vrane me shum 3000 vete dhe tani ne 2019 duan ti shtojn prap n.r.e vrasjeve .Udheheqja e P .D.asht FASHISTE DUAN PUSHTET NE CDO FORME JO DEMIKRATIKE VETEM PER TE MBROJT VETEN NGA KRIMET QE KANE NE KURRIZ

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar me kosto të ulët, Shqipëria dhe Mali i Zi bashkohen vitin tjetër në këtë iniciativë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar me kosto të ulët, Shqipëria dhe Mali i Zi bashkohen vitin tjetër në këtë iniciativë