Lajmi i Shqiptarja.com për skandalin e nënshtetësisë/ Rama: Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç'ka lidhje me Topin e Artë futbollisti afrikan

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Pas lajmit të publikuar nga Shqiptarja.com mbi skandalin e dhënies së nënshtetësisë të futbollistit të Tiranës, kryeministri Edi Rama ka ironizuar presidentin Ilir Meta. Për Ramën, ky është një tregues i qartë që nuk është në mbrojtje të Kushtetutës, por e ka shkelur hapur atë.

"Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç'ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti afrikan që mori pashaportën shqiptare për 8 orë nga Iliri, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentash! Të dy bashkë po, e kanë një lidhje: I kanë bërë gol me kokë drejtësisë', shkruan Rama.

Shqiptarja.com publikoi ditën e sotme skandalin e metës, i cili i kishte dhënë nënshtetësi shqiptare brenda 8 orësh futbollistit të Tiranës, Winnful Essua Joseph Cobbina, edhe pse ky i fundit ishte i akuzuar për falsifikim të lejes së qëndrimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:15
Nënshtetësi shqiptare për futbollistin e Tiranës/ Blushi-Ramës: Mund të pyesësh institucionin e Sigurisë Kombëtare

Për dhënien e nënshtetësisë shqiptare për futbollistin e Tiranës, ka reaguar zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.

Përmes një postimi në Facebook, ai i bën thirrje Ramës që të pyesë institucionin e sigurisë kombëtare për këtë çështje e më pas ata mund ta publikojnë.

Nuk kishim asnjë dyshim!

Buburreci Trendi e pranoi më në fund se ai është frymëzuesi dhe autori i vetëm i sulmeve më të ndyra dhe antikombëtare kundër ekipit të FK Tirana, tifozëve të mrekullueshëm dhe komunitetit të nderuar autokton tironas, të cilësuar prej tij dhe portaleve të tij, si "terroristë".

Urrejtjen tënde për Tironën dhe ngjyrat bardhë e blu nuk ka për të ta amnistuar kush, bashkë me zullumet e tjera të tuat, për të cilat sigurisht do përgjigjesh një ditë.

Sa për pastërtinë e figurës së futbollistit të Tironës, pengu i mafies së inceneratorëve, i kapur tashmë në flagrancë, bën mirë të pyesë në institucionin e sigurisë kombëtare, që nëse na jep leje jemi gati ta publikojmë ne se çfarë thotë për "terroristin" bardhë e blu!

ORA E PËRBALLJES PO AFRON!

Sosi uji i gamiles tënde Mister 1 Prilli!

B.K.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Përvjetori i pavarësisë dhe çlirimit, a është bërë Shqipëria ajo që ëndërruan heronjtë tanë?

Komento

Komente

  • Aaabbb: 24/10/2020 09:35

    Fain nuk e ka likja e Kan ato qe e Kan von president atit jepi shtangen ne dor se me at pun esht mor shtangist dhe baxhedhist ky esht trajnimi i vetem i xhuxhit qe menon te jet president

    Përgjigju
  • Marsi: 24/10/2020 06:51

    Une jam shume dakord per shprehjen por kur ajo del nga nje goje jo e paster eshte e ndyre.

    Përgjigju
  • Ergi: 24/10/2020 00:50

    Meta President, si puna e Baba Mondit me u bo President i OKB! Nje maskarade satirike. Por, eshte ne sinkron te plote me teatrin e madh te politikes shqiptare, me nje lider opozite gjysmak, e me ate te maxhoeances ne krye qe i ve kapakun. Si thote poplli shkret, kam 3 bythe, ke te mbaj e ke te caj....

    Përgjigju
  • vlora: 23/10/2020 21:24

    Gjuha e perdorur nuk eshte gjuha e presidences por e nje rugaci..Me vjen turp per presidentin tim

    Përgjigju
    • O Vlora: 23/10/2020 22:06

      Una i kam bere mu** ketij pseudopresidenti

  • Tedy Bear: 23/10/2020 20:37

    Je bere si Ali Kimiku ose Komiku i Sadamit o Tedi Boshi qe flet per fitore imagjinare. Ju ka bere Rama te flisni me vete. Beji te fala Salvador Alendes hahahaha

    Përgjigju
  • Honglateri: 23/10/2020 20:21

    Jo me kot perseritet historia...... Trusti i Lulelakres... Trusti i pasaportave... a ka mortje ta hahe kete vampir qe nuk u ngop duke vjedhur...

    Përgjigju
  • Kajaku: 23/10/2020 20:11

    Muhabet pashaportash Edhe mbas 30 vjetesh gjasme demokraci , llogorit cfare presidenti esht qe e ul veten edhe tek pashaportat , kurse ne duhet te aplikojm te e- Albania Edhe duhet te presim 4-6 jav per ta marr Edhe Pse Jemi shqipetar me baba dhe mama Edhe emer shqiptar ....

    Përgjigju
    • Ivanhoe: 23/10/2020 22:28

      Te te korrigjoj shefi, jane 30 vjet tranzicion jo demokraci! Demokracine shikoje me teleskop edhe ca dekada te tjera sa te kemi hajduto-trafikantet ne politike

  • Nje koke pa lare: 23/10/2020 19:52

    Sa perqind merrte Like Floriri per nje pasaporte skiptare?

    Përgjigju
  • Haha: 23/10/2020 19:35

    Sa kam qesh i madh je Edi edhte bere Meta me tall bo* et

    Përgjigju
    • Zezaku Durres: 24/10/2020 07:20

      Na u deshen 30 vjet ne Itali per te mar nen shtetesin, vetem ne Shqiperi leku ben vrim ne uj. Auguri.



×

Lajmi i fundit

John

Lame: Në kadastrën e Vlorës ka presione kriminale! Do ketë ndryshime nga drejtori deri te punonjësi më i ulët