Los Angeles Lakers, të shtyrë nga 30 pikët e LeBron James mposhtën New Orleans 133-89 për të rezervuar një përballje titulli me Indiana Pacers në turneun inaugurues të Kupës në NBA. Fituesi i këtij turneu do të arkëtojë 7.5 milionë dollarë.
LeBron e përfundoi ndeshjen me 30 pikë, 5 kërcime dhe 8 asistime në vetëm 23 minuta në parket dhe Austin Reaves (17 pikë), Anthony Davis (16 pikë), Taurean Prince (15 pikë), D’Angelo Russell (14 pikë) dhe Rui Hachimura (12 pikë). Në anën tjetër, Trey Murphy ishte më efektivi me vetëm 14 pikë, të cilat rezultuan të pamjaftueshme për ta bërë konkurruese skuadrën e Orleans.
Indiana mundi Milwaukee me rezultat 128-119 falë 27 pikëve dhe 15 asistimeve të Tyrese Haliburton dhe 26 pikëve dhe 10 kërcimeve të Myles Turner. Në Milwukaee, Giannis Antetokounmpo shkëlqeu me 37 pikë dhe 10 kërcime, por nuk mjaftoi për fitore.